Bugajski

Bugajski: Bashkimi Evropian po e toleron Vuçiqin ashtu siç e toleronte dikur Putinin

Analisti i shquar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Janusz Bugajski ka konstatuar se Bashkimi Evropian po e toleron sot presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq ashtu siç e toleronte dikur presidentin e Serbisë, Vlladimir Putinin. Gjatë intervistës për gazetën malazeze “Pobjeda” analisti Bugajski ka shtuar më tutje se perëndimi negocioi me Kishën Ortodokse Serbe, e cila është një lidhje e drejtpërdrejtë me Kremlinin, sepse mendonte se koncesionet do ta qetësonin. “Perëndimi negocioi me Kishën Ortodokse Serbe, e cila është një lidhje e drejtpërdrejtë me Kremlinin, sepse mendonte se koncesionet do ta qetësonin, por nuk funksionon kështu, e dimë nga përvoja. E njëjta Evropë lejoi që paratë “e pista” ruse të kalonin nëpër bankat evropiane për tridhjetë vjet, në mënyrë që ta bënte Moskën pro-evropiane. Rusët tani po i përdorin ato lidhje për të minuar të njëjtën Evropë. Nuk ka negociata me Moskën, Kishën Ruse dhe Kishën e Serbisë. Vuçiq po përpiqet të jetë “Titoja e vogël” për të balancuar Lindjen dhe Perëndimin, duke mos e kuptuar se ai është në një situatë tjetër sepse tani Rusia është një kërcënim i hapur për sigurinë evropiane” ka paralajmëruar njohësi i rrethanave në Ballkan, Evropë dhe më gjerë, analisti amerikan, Janusz Bugajski.

Kontrolloni gjithashtu

Grafiti me mesazh nxitës në Kollashin, cilësohet si provokim ndaj shqiptarëve

Një grafit me përmbajtje nxitëse dhe provokuese është vendosur mbrëmjen e djeshme në rrugën kryesore …