Nëndetësja ruse me energji bërthamore, e quajtur Belgorod, po lëviz nga ujërat Arktikut në drejtim të panjohur

Nëndetësja ruse me energji bërthamore “Belgorod” po lëviz në ujërat e Arktikut dhe ekziston dyshimi se misioni i saj është të testojë raketën silurë “Poseidon”, e aftë të mbajë koka bërthamore. Rrezja e goditjes është dhjetë mijë kilometra. Kështu thuhet në një raport të NATO-s, të cituar nga “La Repubblica”.  Aleanca Veriatlantike ka bërë të ditur se është në gatishmëri të plotë  dhe po monitoron çdo lëshim të mundshëm të raketave nga nëndetësja. Mjeti luftarak i Rusisë “Belgorod”, 184 metra i gjatë dhe 15 metra i gjerë, mund të lundrojë nën ujë me rreth gjashtëdhjetë kilometra në orë dhe me një autonomi praktikisht të pakufizuar. Besohet se mund të qëndrojë 120 ditë pa u kthyer në sipërfaqe.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …