Bujar Bukoshi

Bujar Bukoshi: Albin Kurti po sillet sikur Kosova të ishte shpallur shtet para dy viteve kur ai u bë kryeministër

Ish kryeministri i  Qeverisë së Kosovës në mërgim, Bujar Bukoshi,  i pyetur nga gazeta Tema  për mundësinë e arritjes së një marrëveshjeje finale me Serbinë,  ka thënë se nuk do të dëshironte të ishte në pozitën e kryeministrit aktual, Albin Kurti, i cili po sillet sikur ta kishte në dorë fatin e Amerikës dhe të Bashkimit Evropian. Ishim ne që i luteshim bashkësisë ndërkombëtare të na hapte dyert, të na priste, të na dëgjonte që t’i shpjegonim se çka ishte puna e Kosovës dhe çfarë ishte projekti dhe vizioni ynë. Në vitet e 90 kur ne u përpoqëm t’i imponohemi me vetorganizimin tonë politik, kishim përballë një mur indiference, që të trishtonte dhe që u thye fal rezistencës sonë dhe natyrisht për shkak të krimeve të përgjakshme të Serbisë në Ballkan. Edhe sot më ndrydhë ai trishtim për pafuqinë tonë në atë kohë por më bën edhe krenar që i përballuam ato sfida. Tani është lehtë të sillesh kështu. Por është e rëndë dhe gabim që nuk falet t’ia bësh këtë një vendi, i cili është gjallë fal Perëndimit. Albin Kurti duhet të respektojë të shkuarën e Kosovës historinë e shtetformimit të saj dhe jo të sillet sikur Kosova është shtet i themeluar as dy vjet të plota më parë kur ka ardhur ai në pushtet.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …