Bujar ejupi

Bujar Ejupi: Më kanë shkarkuar derisa jam në spital për të penguar qasjen time në dokumente e dëshmi dhe për t’i fshehur provat

Bujar Ejupi, ish-drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës, i shkarkuar të mërkurën nga Qeveria e Kosovës, dyshon se vendimi i kabinetit qeveritar të kryeministrit Albin Kurti është sulm ndaj sinjalizimeve të tij dhe një përpjekje për të fshehur faktet e keqpërdorimeve dhe korrupsionit në AAC. Për këtë, ai i ka kërkuar të premten, nga dhoma e spitalit ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjike, Prokurorisë Speciale që të shkojë në zyrën e tij dhe t’i mbrojë si dëshmi kopjet e falsifikimeve të licencave dhe e-mail’at zyrtarë, që i ka poseduar vetë ai si shef i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës. Vendimi për shkarkimin tim (s’jam njoftuar ende zyrtarisht), i papritur dhe pa asnjë paralajmërim nga Qeveria, është padyshim një sulm ndaj sinjalizimit tim dhe një përpjekje për të fshehur faktet e keqpërdorimeve dhe korrupsionit. Është e qartë që unë shkarkohem ndërsa jam në spital për të penguar qasjen time në dokumente dhe dëshmi, për të fshehur provat (shkresat zyrtare, emaail-at, dokumentacionin, etj.)”, shkruan Eujpi në letrën e tij për “trajtim urgjent”, të adresuar te ushtruesi i detyrës i Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi dhe Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale Blerim Isufaj, e disa Prokurorë tjerë specialë.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …