Ravi Batra: Kryeministri, Edi Rama, ka goditur padrejtësinë djallëzore kundër Kosovës dhe Hashim Thaçit, nga Gjykata Speciale

Edi Rama: Albin Kurti ka të drejtën në qëndrimet e tij, është sovran në detyrën e tij, vjen, apo nuk vjen në Tiranë, është punë e tij

Në një konferencë për media Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur nëse do të ketë një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bled të Sllovenisë dhe nëse do ta ftojë në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit. Rama thotë se ka të drejtën për të pasur qëndrimet e tij, siç është Kurti sovran në detyrën e tij. Ai saktësoi se për të s’ka pasur asnjëherë dyshim se kur njerëzit mund të takohen, duhet të takohen, dhe kur duhet të ftohen, duhet të ftohen. Cilat janë përplasjet më konkretisht. Ky është lajm i vjetër. S’ka ndodhur asgjë e re. Qëndrimet e mia janë qëndrimet e mia. Albini është sovran në detyrën e tij. Unë jam sovran në të drejtën time për qëndrimet e mia. Nuk shof asnjë problem këtu, nuk shof asnjë telenovelë. Për mua s’ka pasur, s’ka dhe s’ka për të pasur ndonjëherë dyshim, që kur njerëzit mund të takohen duhet takohen, kur duhet ftuar, duhet ftuar, kaq. Tjerat janë pastaj telenovela”, ka thënë Rama i pyetur për përplasjen me Kurtin dhe nëse do ta takojë në Slloveni dhe nëse do ta ftojë në Tiranë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …