Zëvendëskryeministri i Maqedonisë, Bujar Osmani sot do të qëndrojë në Kosovë për vizitë njëditore

Bujar Osmani: Shfaqja e tensioneve midis Shkupit dhe Sofjes, në këtë situatë rrit mundësinë për ndikimin e faktorëve destruktivë

Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë,  Bujar Osmani, në një intervistë për “Radion Evropa e Lirë” shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes që të tërheqë ambasadorin e saj nga Shkupi, duke nënvizuar se kjo ishte një tërheqje e përkohshme pasi, sipas tij, dialogu është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Shfaqja e tensioneve midis Shkupit dhe Sofjes, në kohën kur ka zhvillime intensive midis Prishtinës dhe Beogradit, rrit mundësinë për ndikimin e faktorëve destruktivë, pasi sipas tij, tani ata kanë më shumë hapësirë për të vepruar. Rusia është e interesuar dhe vepron në forma të ndryshme që në rajonin e Ballkanit Perëndimor të ketë krizë të përhershme dhe çështje të hapura, pasi në këtë mënyrë, sipas Osmanit, Moska mund të ndikojë në politikat e brendshme të rajonit., tha ministri Bujar Osmani.

Kontrolloni gjithashtu

Nasim Haradinaj: Vizita e Ramës në Hagë obligim kushtetues, Kurti s’ka bërë asnjë hap për ish-krerët e UÇK-së

Ish-nënkryetari i OVL UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka komentuar vizitën e kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, …