leoni

LDK

LDK-ja merr pjesë në takimin për Asociacionin. Pjesëmarrjen e kanë konfirmuar edhe PDK-ja me AAK-në, por jo edhe Vetëvendosja

Lidhja Demokratike e Kosovës ka bërë të ditur se ka pranuar  një ftesë nga ambasadori amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier për të marrë pjesë në takimin e nesërm lidhur me Asociacionin e komunave me shumicë serbe. LDK-ja thotë se në këtë takim do të konfirmojë edhe njëherë mbështetjen për procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, me përfshirjen e plotë të Amerikës. Orientimet e LDK-së për një marrëveshje përfundimtare, ligjërisht të obligueshme, dhe me njohjen reciproke në thelb të saj, mbesin të pandryshueshme. Në lidhje me Asociacionin, LDK vlerëson se kjo çështje është kompetencë dhe përgjegjësi kushtetuese vetëm e institucioneve të Republikës së Kosovës, në radhë të parë e Qeverisë”. Kompetencat dhe përgjegjësitë kushtetuese nuk kanë alternativë, prandaj LDK-ja, në rolin e saj opozitar, s’ka se si t’i ushtrojë ato. Opozita nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e shumicës dhe as të Qeverisë së kësaj shumice. Prandaj pjesëmarrja e institucioneve shtetërore në këtë proces është domosdoshmëri e pazëvendësueshme”, thuhet në komunikatën e LDK-së.

Kontrolloni gjithashtu

BDI: Për fituesin vendosin qytetarët dhe jo VMRO

Bujar Osmani ka siguruar epërsi të lartë nga votimi i Mërgatës, në zgjedhjet presidenciale që po mbahen në Maqedoni

Sipas mediave në Maqedoninë e Veriut, raportohet se janë publikuar rezultatet paraprake nga votimi i …