Ambasada Amerikane në Prishtinë kërkon që në insitucione të emërohen profesionistë me përvojë e jo aleatë politikë

Ambasada amerikane në Prishtinë, më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për themelimin e AKS-së

Ambasada amerikane në Prishtinë, të martën më 31 janar do të jetë nikoqire e një diskutimi për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Ambasada ka theksuar se në këtë takim kanë ftuar një grup divers të liderëve të shoqërisë civile, zyrtarëve qeveritarë, liderëve politikë dhe diplomatëve, për të diskutuar këtë çështje me rëndësi. Ambasada ka thënë se synim i saj është “të avancojë mirëkuptimin e ndërsjellë për përkushtimin ndaj Asociacionit, në mbështetje të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga BE-ja.  Republika e Kosovës ka marrë obligim themelimin e Asociacionit fillimisht në vitin 2013 kur është nënshkruar marrëveshja e parë për Asociacionin dhe më pas në 2015 pas rishikimit të marrëveshjes. Kosova duhet t’i përmbahet marrëveshjes dhe normalisht duhet evituar humbjen e mëtejshme të kohës në këtë drejtim.

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …