Bujar Spahiu në fjalën përshëndetëse për Bajram rikujtoi edhe 100-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Bujar Spahiu në fjalën përshëndetëse për Bajram rikujtoi edhe 100-vjetorin e themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

Besimtarët myslimanë në të gjithë botën, festojnë sot Fitër Bajramin. Mijëra besimtarë shqiptarë kryen faljen e namazit në orën 06:40 në “Sheshin Skënderbej”, në Tiranë nën drejtimin e kryetarit të Komuniteti Mysliman Shqiptar, Bujar Spahiu. Besimtarët myslimanë kremtojnë festën e Fitër Bajramit, pas 30 ditësh agjërimi. Ceremonia ka vazhduar  me fjalën përshëndetëse të kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, i cili përcolli për të pranishmit urimet dhe përshëndetjet e kësaj dite gëzimi për të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë. Bujar Spahiu në fjalën e tij përshëndetëse rikujtoi edhe shënjimin e 100-vjetorit të themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Afati për presidentin po afrohet, institucionet ende pezull

Kosova po hyn në një fazë të ndjeshme institucionale, ndërsa 4 marsi afati i fundit …