leoni

Gjermania

Bundestagu gjerman kërkon që të plotësohen dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave

Gjermanët kanë këshilluar Kosovën që të lëvizet me shpejtësi në përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, sepse në këtë drejtim tashmë shumë kohë është humbur. Kosovës edhe një herë i është kërkuar që të plotësohen dy kriteret e fundit për liberalizimin e vizave. Kësaj radhe nga Bundestagu gjerman. Madje ata kanë këshilluar që të lëvizet me shpejtësi në këtë drejtim, pasi që tashmë mjaft kohë është humbur.“Sa i përket demarkacionit, ata na thanë që nuk mund të ndërhyjnë në caktimin e linjës kufitare në mes dy shteteve sovrane, por një marrëveshje është mirë që të arrihet sa më shpejt pasi që koha është duke ikur sa i përket liberalizimit të vizave”, ka thënë kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini. Ndërkohë, deputetët e opozitës që ishin pjesë e këtij delegacioni kanë thënë se Bundestagu asnjëherë nuk është informuar në mënyrë reale nga Qeveria e Kosovës sa i përket situatës së fundit. Në anën tjetër derisa njohësit e integrimeve evropiane kanë thënë se nuk presin gjë nga këto takime analistët politikë parashikojnë tensionim edhe më të madh të situatës.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi kundër kandidaturës së Haxhiut: Do të dështojë sa herë që propozohet në Kuvend

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka deklaruar se kandidatura e Albulena Haxhiut për kryetare të …