Dega e PDK-së në Skenderaj ka reaguar pas ngjarjeve në seancën e Kuvendit Komunal të Skenderajt

PDK: Mbi 45 mësimdhënës të pranuar kundërligjshëm në punë kanë mbetur pa u përfshirë në listën e pagave

Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Mitrovicë, ka reaguar lidhur me shkeljet ligjore që janë bërë nga ana e pushtetit aktual gjatë vitit shkollor 2015/2016 në arsim, si dhe për situatën e rëndë në veri të qytetit. Mehdi Haxha, zëdhënës i kësaj partie në Mitrovicë, gjatë një konference për medie të mbajtur të hënën e ka quajtur shkatërrim masiv situatën aktuale të arsimit në këtë komunë, duke përmendur edhe emrat e shkaktarëve të kësaj gjendje. Haxha ka deklaruar se mbi 45 mësimdhënës kanë mbetur pa u përfshirë në listën e pagave për shkak se janë pranuar në mënyrë të kundërligjshme. Sipas tij, punësimet familjare nëpër shkolla, të militantëve partiakë me kualifikime më të mangëta ndaj kandidatëve tjerë, si dhe shkelje tjera të shumta, karakterizojnë gjendjen aktuale të rënduar në arsim.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryenegociatori, Avni Arifi, ka reaguar kundër kryeministrit Kurti, lidhur me numrin e të papunëve në Kosovë

Avni Arifi: Kryetarja, Vjosa Osmani, duhet të kërkojë përgjegjësi nga KQZ-ja për vonesat në numërim

Analisti  politik, Avni Arifi, ka kërkuar që kryetarja e Kosovës, Vjosa Osmani, të marrë masa …