Ministrja, Dhurata Hoxha, bisedoi me Ministërin e Shtetit për Gjykata dhe Drejtësi, Oliver Heald

Ministrja, Dhurata Hoxha, bisedoi me ministrin e Shtetit për Gjykata dhe Drejtësi, Oliver Heald

Gjatë qëndrimit për një vizitë në Britaninë e Madhe, Ministrja e Drejtësisë Dhurata Hoxha, sot është takuar me ministrin e Shtetit për Gjykata dhe Drejtësi, Oliver Heald,  me të cilin kanë diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit me Britaninë e Madhe në fushën e drejtësisë dhe sundimit të rendit e ligjit. Ministrja Hoxha ka shprehur përkushtimin e saj për të ndërmarrë reformat përkatëse në sistemin e drejtësisë me qëllim të fuqizimit të sundimit të ligjit. Gjatë takimit, Ministrja Hoxha vuri theks të veçantë në prioritetet e saj gjatë këtij mandati siç janë rishikimi funksional i sektorit të sundimit të ligjit, rritja e llogaridhënies për gjyqësorin, ndryshimet e nevojshme legjislative si dhe reformat në sistemin e burgjeve. Ministri i Shtetit për Drejtësi shprehu mirënjohjen për punën që ka bërë tani Ministrja Hoxha në funksion të reformimit të sistemit të drejtësisë. Po ashtu Ministri Heald, shprehu përkushtimin e Britanisë së Madhe dhe ministrisë që drejton për të mbështetur Ministrinë e Drejtësisë së Republikës së Kosovës në të gjitha sferat ku është e nevojshme.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …