Ministri Abrashi ka biseduar me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së

Ministri Abrashi ka biseduar me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, ka biseduar me përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka bërë të ditur  se gjatë takimit është biseduar për zhvillimet e fundit dhe përkushtimin e përbashkët për adresimin e çështjeve që lidhen me pensionet dhe aspekte tjera që kanë të bëjnë me mirëqenien e kategorive të dala nga lufta. “U bë e ditur se shumë shpejt do të bëhen ndryshimet adekuate në Ligjin për skemat pensionale, ku do të definohen çështjet që lidhen me pensionet familjare dhe personale, pas vërejtjeve të dhëna nga Auditori. Ai ka treguar se temë tjetër ishte dhe buxheti për skemën e veteranëve luftëtarë dhe adresimin e kësaj çështje në përputhje me mundësitë buxhetore e nevojat aktuale. Gjatë takimit, po ashtu, u shpreh nevoja e krijimit të një fondi të përbashkët të shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës përmes të cilit do të adresoheshin nevoja të ndryshme të personave që i takojnë këtyre kategorive me kontribute të veçanta në çlirimin e vendit, ka thënë ministri Abrashi.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …