Aktivistë të Vetëvendosjes ndërmorën një aksion simbolik para stacionit policor Qendra

Aktivistë të Vetëvendosjes ndërmorën një aksion simbolik para stacionit policor Qendra

Disa aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje sot kanë ndërmarrë një aksion simbolik para stacionit policor, Qendra. Ky aksion është zhvilluar si shenjë mospajtimi për arrestimin e gjashtë aktivistëve të kësaj lëvizje të cilët dyshohet se kanë kryer sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës. Aksioni po ashtu pati lidhje edhe për siç thanë ata montimin që u bëri policia gjatë protestës së 1 shtatorit ku në një garazh që ishte në pronësi të Vetëvendosjes u gjetën mjete të ndryshme si çanta me koktej molotovi, gurë, çekan, e shumë të tjera. Aktivistja Teutë Rrusta ka thënë se Policia e Kosovës përpos që ofron shërbime të ndryshme për qytetarët përpos misionit që ka për mbrojtjen e tyre, ofron edhe montim të gjyqeve politike, çantave me materiale të rrezikshmërisë së lartë. “E njohur për skandalet duke filluar nga vjedhjet e dëshmimeve dhe problemit të numrit gjatë protestave, kjo polici kohëve të fundit është e njohur për montime të proceseve gjyqësore e çantave me materiale të rrezikshmërisë së lartë”, ka thënë Rrusta. Ajo ka shtuar se lirimi i gjashtë aktivistëve është i domosdoshëm dhe se do të vazhdojnë me aksione dhe protesta të formave të ndryshme deri në çmontimin e rastit. Në fund aktivistët kanë vendosur një pankartë dhe janë larguar të qetë.

Kontrolloni gjithashtu

Gjykata Speciale në Hagë ia ka vazhduar masën e paraburgimit, të pandehurit, Isni Kilaj

Gjykata Speciale arrestoi ish-kryetarin e komunës së Malishevës, Isni Kilaj

Gjykata Speciale ka arrestuar të enjten ish-kryetarin e Komunës së Malishevës, Isni Kilaj, në shtëpinë …