Burim Ramadani

Burim Ramadani: Kosova po shkon drejt zgjedhjeve parlamentare, Kurti nuk i ka votat për mandatin e tretë

Analisti dhe njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, ka vlerësuar se Kosova po i afrohet zgjedhjeve të reja parlamentare, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kryeministri aktual, Albin Kurti, të sigurojë një mandat të tretë. Ramadani ka komentuar zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet lokale që mbahen të dielën, duke parashikuar se nga 9 deri në 11 komuna do të zgjedhin kryetarët e tyre që në rundin e parë, përjashtuar komunat me shumicë minoritare. “Nesër Kosova voton për zgjedhjet lokale. Pres që 9 deri 11 komuna do të zgjedhin kryetarët në rundin e parë. Ndërsa zgjedhjet parlamentare po afrohen — më në fund! Kuvendi i Kosovës nuk do të zgjedhë Qeveri Kurti 3. Kurti tash nuk ka më shumë se 56 vota të deputetëve në Kuvend,” ka shkruar Ramadani. Ai ka theksuar se dinamika aktuale politike tregon mungesë të mbështetjes parlamentare për qeverinë aktuale dhe se vendi po hyn në një fazë të re të përballjes politike mes partive kryesore.

Kontrolloni gjithashtu

Ismet Kryeziu kritikon Qeverinë Kurti për nepotizëm dhe shpërndarje të privilegjeve

Kryeziu ironizon fundin e fushatës: “Duket se kandidatët paskan zgjedhur të pushojnë”

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale, shumë kandidatë për kryetar komune …