Burim Ramadani

Burim Ramadani paralajmëron plan të ri 4-vjeçar për FSK-në

Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Burim Ramadani, ka bërë të ditur se Kosova do të nisë një plan të ri gjithëpërfshirës për modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), i cili pritet të miratohet në vitin 2026 dhe të zgjasë katër vjet. Ramadani ka theksuar se ky plan do të pasojë përmbylljen me sukses të Planit 10-vjeçar të Tranzicionit të FSK-së, i cili përfundon në vitin 2028, duke shënuar një fazë të re të zhvillimit dhe fuqizimit të Ushtrisë së Kosovës. Ai po ashtu ka njoftuar se në kuadër të këtij vizioni do të ndërmerren hapa konkretë për ndërtimin e industrisë vendore të mbrojtjes. Sipas tij, do të hartohet dhe miratohet legjislacioni i nevojshëm, si dhe do të krijohen lehtësira institucionale për fillimin e prodhimit të municioneve, predhave dhe dronëve, jo vetëm për nevojat e mbrojtjes së Kosovës, por edhe për eksport drejt vendeve anëtare të NATO-s. “Në të njëjtën kohë, do të lehtësojmë procedurat për Mallrat Strategjike, duke krijuar një ambient më funksional dhe më të sigurt për zhvillimin e kapaciteteve tona mbrojtëse”, ka theksuar Ramadani.

Kontrolloni gjithashtu

Lëvizja Vetëvendosje

Vetëvendosje prezanton moton zgjedhore “Siguri dhe begati” për zgjedhjet e 28 dhjetorit

Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar sot sloganin me të cilin do të garojë në zgjedhjet e …