Bedri Hamza: Të rinjtë janë forca e ndryshimit, prioriteti im do të jetë mirëqenia dhe perspektiva e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, dhe kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka deklaruar se rinia kosovare është e gatshme për ndryshim dhe se ajo përbën shtyllën kryesore të vizionit të tij qeverisës. Hamza ka theksuar se angazhimi i tij si kryeministër i ardhshëm do të fokusohet në krijimin e kushteve për mirëqenie ekonomike dhe perspektivë afatgjatë për të rinjtë në Kosovë. Ai ka bërë këto deklarata pas një aktiviteti me të rinjtë në Prishtinë, ku, sipas tij, ka parë nga afër energjinë, vullnetin dhe vendosmërinë e tyre për të ecur përpara. “Të rinjtë janë gati për ndryshim. Këtë e pashë sërish mbrëmë në Prishtinë, mes energjisë dhe vullnetit të tyre për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Detyra jonë është t’u krijojmë mirëqenie dhe perspektivë këtu, në Kosovë. Bashkë me të rinjtë, përpara për Kosovën!”, ka shkruar Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Vendet e QUINT-it apelojnë liderët politikë të Kosovës që të dsiskutojnë pa fyerje dhe kërcënime

BE-ja dhe QUINT-i shtojnë kritikat ndaj Qeverisë, kërkohet ndalimi i presionit mbi KGJK-në

Marrëdhëniet ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe partnerëve perëndimorë kanë hyrë në një fazë të re …