Xhevahire Izmaku: UÇK-ja është vlerë e lirisë, jo objekt i gjykimit politik

Kandidatja për deputete nga radhët e NISMA Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka ritheksuar mbështetjen e liderit të kësaj partie, Fatmir Limaj, për protestat që po organizohen në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po përballen me proces gjyqësor në Hagë. Izmaku ka deklaruar se UÇK-ja përfaqëson një vlerë themelore të lirisë së Kosovës dhe nuk mund të trajtohet si objekt i gjykimit politik, duke theksuar se drejtësia ndërkombëtare duhet ta njohë realitetin historik dhe moral të luftës çlirimtare.  “Në Shkup sot, UÇK-ja është vlerë lirie, jo objekt gjykimi politik. Drejtësia ndërkombëtare duhet ta njohë këtë të vërtetë. Fatmir Limaj, lider që nuk është ndalur kurrë, vazhdon të ngrejë zërin për mbrojtjen e bashkëluftëtarëve dhe për dinjitetin e luftës sonë çlirimtare”, ka shkruar Izmaku.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …