Burim Ramadani: Serbia organizoi dhe financoi sulmin terrorist në Banjskë

Ish-inspektori i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Burim Ramadani, ka reaguar pas sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, duke akuzuar drejtpërdrejt shtetin serb për organizimin dhe financimin e këtij akti. Ramadani theksoi se përgatitjet për këtë ngjarje janë bërë nga Serbia qysh dy vite më parë. “Serbia edhe e ka organizuar, financuar dhe trajnuar Grupin Paramilitar dy vite më parë, edhe në forma të ndryshme e ka paralajmëruar aktin terrorist”, ka shkruar ai. Sipas Ramadanit, qëllimi kryesor i Serbisë mbetet destabilizimi i rajonit. “Destabilizimi i Ballkanit në përgjithësi mbetet qëllim i tyre”, shtoi ai. Në reagimin e tij, Ramadani ka përmendur dy figura kryesore të politikës dhe sigurisë serbe si përgjegjës për ngjarjen në Banjskë: presidentin Aleksandar Vuçiq dhe ish-shefin e shërbimeve të sigurisë, Aleksandar Vulin.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Investimet në ushtri për mbrojtjen e territorit dhe forcimin e paqes

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar se investimet e Qeverisë së Kosovës …