Burim Ramadani, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet t’i kërkojë falje familjes Familja Jashari, duke theksuar se madhështia dhe sakrifica e saj nuk duhet të përfshihen në debatet politike të ditës. Ramadani u shpreh se familja Jashari ka dhënë një mesazh të qartë për të mos u përfshirë në politikë dhe se ky qëndrim duhet respektuar nga partitë politike dhe publiku. “Madhështia e familjes Jashari nuk mundet me u përkufizua prej mendjeve tona. Publiku dhe partitë politike, VV në këtë rast, do të duhej t’i kërkonin falje familjes Jashari dhe ta respektonin kërkesën e tyre për të mos u futur në ‘lloçin e politikës’”, tha ai. Sipas Ramadanit, reagimi i familjes ishte i dukshëm edhe gjatë vizitës së kryeministrit Albin Kurti, duke shtuar se efekti i situatës është reflektuar qartë në opinionin publik. Ai theksoi se politika duhet të mbajë përgjegjësinë që i është dhënë nga qytetarët, ndërsa figurat historike dhe familjet simbol të luftës duhet të ruhen jashtë përplasjeve partiake.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
