Ministri, Ditmir Bushati ka filluar vizitën në Kosovë për ta sjellë qëndrimin e Tiranës zyrtare lidhur me kufijtë

Bushati: Pakti PS-PD hap rrugën për në BE

Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ishte në Berlin, ku mori pjesë në Konferencën e Ministrave të Jashtëm të Europës Juglindore, takim i thirrur nga kryediplomati gjerman Sigmar Gabriel. Bushati shprehu bindjen se marrëveshja e arritur mes PS dhe PD do të jetë shumë e rëndësishme për rrugën integruese të Shqipërisë. Por ministri i Jashtëm tha se nuk duhet harruar zbatimi i reformës në drejtësi. “Shqipëria është në një fazë vendimtare sa i takon fillimit të zbatimit të reformës në drejtësi dhe në rast se ne i përmbahemi asaj marrëveshje të rënë dakord me kryeministrit Rama dhe kryetarit të PD Basha, pas zgjedhjeve të 25 qershorit do të vijojmë jo thjesht me zbatimin e mëtejshëm të reformës në drejtësi, por do të kemi mundësi për të pasur pritshmëri nga vendet anëtare të BE për të filluar procesin sfidues të anëtarësimit në BE”, deklaroi Bushati.  Duke u ndalur tek procesi i Berlinit dhe tek takimi i ardhshëm në Trieste, Bushati shprehu bindjen se Shqipëria do të vijojë bashkëpunimin me të gjitha vendet e rajonit, në të mirë të qytetarëve të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …