CACAJ: KOMUNA NIS LARGIMIN E GURËVE NGA RRUGA PËR NË BJESHKË

Dy ditë më pare një video e publikuar në rrjetet sociale mbi bllokimin e rrugës mbi Bazenin e Kozhnjerrit, në drejtim të Bjeshkëve të Belegut, Prejlepit dhe Rroshkodolit, ka nxitur reagimin e Zyrtarëve Komunal të Deçanit. Numri dy i Komunës së Deçanit Sami Cacaj vizitoj këtë vend duke njoftuar po ashtu edhe për angazhimin e këtij institucioni për largimin e gurëve të shembur në këtë vend. Cacaj tha se “Kompania e kontraktuar nga e mërkura, do të nisë punën për hapjen e kësaj rruge bashkë me Drejtorinë e Shërbimeve Publike dhe sipas Drejtorit Izet Zenuni, brenda kësaj jave kjo rrugë do të hapet.” – thuhet në Njoftimi e nxjerrur nga Zyra për Informim e Komunës së Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt mbledhja e tretë urgjente e KPF-së të komunës së Malishevës

Nën kryesimin e kryesuesit të Kuvendit të Komunës së Malishevës, Fatmir Ademaj, të mërkurën u …