Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme në Qeverinë e Shqipërisë, Gent Cakaj, ka thënë se asnjëherë nuk ka parë ndonjë hartë e as plan për të ndarë Kosovën. Ministri thotë se që nga 2017-a është në takime të nivelit të lartë, por kjo gjë nuk është biseduar asnjëherë. Cakaj është pyetur nëse ka parë “thika mbi harta”, siç ka thënë ish-kryeministri Kurti, mirëpo thotë se nuk ka parë harta në asnjë takim dhe ka kërkuar që ata që i kanë parë le të flasin, duke aluduar në zyrtarët e Vetëvendosjen.
