Nga testimi i 3.454 mostrave konfirmohen 426 raste të reja me Covid-19, ndërsa sot janë shëruar 205 të infektuar ditë më parë

Pas testimit të 297 mostrave në Klinikën Infektive të premten 11 raste janë konfirmuar pozitiv me virusin korona

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK, janë testuar gjithsej 297 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ku me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 11 raste. Sipas institutit, rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Prizrenit 4 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Tupec dhe 2 raste Prizren), komuna e Vushtrrisë 3 raste (sipas vendbanimit: 1 rast Stanovc i Epërm, 1 rast Stanovc i Poshtëm dhe 1 rast Vushtrri), komuna e Prishtinës 3 raste (sipas vendbanimit: 3 raste Prishtinë) dhe 1 rast me vendbanim në Fushë Kosovë.

Kontrolloni gjithashtu

RrGK: Sot gjithë shoqëria duhet të bëhet zë ri i grave dhe vajzave

Ende pa kaluar 5 ditë nga rasti tragjik i vrasjes së gruas në Ferizaj, sot …