Cakaj: Serbia jo vetëm që nuk ka kërkuar falje por ende vazhdon ta mbajë ë fshehur fatin e mijëra shqiptarëve të zhdukur

Cakaj: UÇK-ja është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve të Kosovës për liri por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Jashtëm të Shqipërisë Gent Cakaj u është bashkëngjitur reagimeve të krerëve tjerë institucionalë ndaj inicimit të aktakuzës nga Specialja kundër kryetarit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, duke thënë se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër dhe e drejtë. Ai ka shkruar se UÇK-ja është jo vetëm pika më e lartë e përpjekjeve historike të popullit të Kosovës për liri e vetëvendosje, por edhe kapitulli më i lavdishëm i historisë sonë kombëtare. “Sot, duke qenë krejtësisht të bindur në pafajësinë e tyre të plotë e duke njohur me nderim të thellë punën e tyre në shërbim të kombit shqiptar e vlerave njerëzore, mbështetje e pakursyer për Hashim Thaçin e Kadri Veselin, gjithnjë duke kujtuar kryelartë e ballëhapur gjithë historinë e ndritur e të pastër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar Cakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Sorensen: Normalizimi Kosovë–Serbi i domosdoshëm për njerëzit në terren

I dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka deklaruar se normalizimi …