leoni

Caktohet këshilli organizues për nder të 17 qershorit, ditëlindjes së prof.Ukshin Hotit

Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi në mbështetje të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale të Republikës së Kosovës dhe Statutit të komunës së Rahovecit ka nënshkruar vendimin me Nr.Prot.02/ 569/2021, më datë: 10.06.2021 me të cilin ka caktuar këshillin organizues për nder të 17 qershorit, ditëlindjes së prof.Ukshin Hoti. Bazuar në pikën 1 të vendimit këshilli do të ketë këtë përbërje: Fatmir Iska, kryesues; Dervish Çadraku, anëtar; Afrim Dina, anëtar; Avni Morina, anëtar; Fjolla Duraku, anëtare; Qemajl Krasniqi, anëtar; Blerta Gashi, anëtare; Besa Hoxha-Beqiri, anëtare; Frashër Behra, anëtar.

Pika 2 e vendimit thotë se këshilli organizues ka për detyrë të ndërmerr të gjitha veprimet organizative për shënimin e 17 qershorit, ditëlindjes së prof.Ukshin Hoti.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …