Brickos

Caritasi zvicëran në bashkëpunim me Komunën e Deçanit përkrahin dhjetëra fermerë

Caritasi zvicëran në bashkëpunim me Komunën e Deçanit ka përkrahur të premtën 14 fermerë të kësaj komune. Fermerët përfitues janë përkrahur me paketa granti për prodhimin e mjaltit dhe pajisje për bletari. Janë shpërndarë materialet thelbësore si koshere bletësh, centrifugë elektrike, kulluese mjalti, depozitë për grumbullimin e mjaltit, vaska për heqjen e kapakëve të mjaltit, fletë dylli dhe mjete të tjera, duke u mundësuar bletarëve prodhimin e mjaltit në përputhje me standardet e kërkuara për prodhimtarinë e mjaltit. Janë dorëzuar paketa granti të kompletuara dhe të përbëra nga të gjitha materialet e nevojshme për prodhim dhe ekstraktimin e mjaltit, duke lehtësuar punën e bletarëve që të fokusohen kryesisht në prodhimin cilësor.

Pos 14 bletarëve përfitues janë ndarë edhe mjete tjera për mbjellën e dhjetë Ari me dredhëz (1 përfitues) dhe 3 parcella me nga 10 Ari për Boronicë.

Kryetari i komunës Bashkim Ramosaj tha se një bashkëpunim i tillë duhet të vazhdoi edhe në të ardhmen , përkushtimi për ekonomit familjare duhet të vazhdoi edhe më tutje, kjo nismë e mbarë besoi se vitet në vazhdim do të rritet dhe do të kemi më tepër përfitues të këtyre sektorëve. Vlen të ceket se këto pako të granteve janë mbuluar 50% nga Caritasi zviceran, 35% nga Komuna e Deçanit dhe 15% nga bletarët.

 

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …