Institucionet

Sami Lushtaku: Ka filluar së ndërtuari rruga Kozhicë – Qyqavicë

Ka filluar së ndërtuari një projekt tjetër kapital, i cili është i një rëndësie strategjike, rruga Kozhicë – Qyqavicë, për t’i dhënë qasje të merituar kësaj pjesë që rrethohet me shumë bukuri natyrore. Ndërtimi i kësaj rruge i shërben zhvillimit ekonomik dhe do të jetë arterie e zhvillimit të turizmit …

Më shumë...

Kryetari Ramosaj së bashku me Ministrin Çeku vizituan Xhaminë në fshatin Dranoc e ndërtuar që nga viti 1773

Kryetari i Komunës së Deçanit z. Bashkim Ramosaj, së bashku me Ministrin Hajrulla Çeku, vizituan Xhaminë në fshatin Dranoc, e cila është restauruar si projekt nga Ministria e Kulturës. Kjo xhami e ndërtuar që nga viti 1773, e cila po ashtu ka shërbyer si shkollë gjatë vitit 1915 deri më …

Më shumë...

Malisheva, komuna më e mirë në Kosovë

Bazuar në raportet financiare, për nëntë mujorin e këtij viti, Komuna e Malishevës vazhdonë të jet Komuna më e mirë në Kosovë, lidhur me investimet kapitale, me mbi 93% të realizimit. Me punë, përkushtim e të unifikuar komuna e Malishevës do të vazhdojë të bëjë më të mirën për qytetarët.

Më shumë...

Në SHFMU “Rilindja” në Çifllak janë përuruar punimet në eficiencën e energjisë dhe riparimet e brendshëm

Kryetari Latifi, bashkë me drejtorin e DKA-së, z. Avni Morina dhe bashkëpunëtorët e tij, me drejtorin e Fondit të Kosovës për Efiçiencë të Energjisë, z. Driton Hetemi, me nxënësit dhe mësimdhënësit si dhe me qytetarë pjesëmarrës, sot përuruan përfundimin e punimeve të eficiencës së energjisë dhe riparimin e brendshëm në …

Më shumë...

244 fermerë nga Skenderaj përfitues nga programi i bujqësisë

244 fermerë nga komuna e Skenderajt kanë përfituar nga programi i bujqësisë. Ky është numri më i madh ndonjëherë që përfitojnë nga programi bujqësor, falë marrëveshjes së bashkëpunimit të komunës së Skenderajt me Islamic Relief Kosova, në kuadër të të cilit kryetari i komunës së Skenderajt Fadil Nura, ka nënshkruar …

Më shumë...

Kryetari Haliti priti në takim shefen e OSBE-së ne Departamentin e Demokratizimit  Maghan McCormack

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në takim shefen e Seksionit  të Qeverisjes në Departamentin e Demokratizimit Meghan McCormack dhe Nensi Jasharaj, zyrtare e lartë e programit, me të cilat ka biseduar për aktivitete komunale, projektet, e në veçanti rreth vizitës studimore të realizuar javën e kaluar …

Më shumë...

Komiteti për Komunitete në komunën e Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt

Sot, në sallën e kuvendit, me fillim në ora 10:00, Komiteti për Komunitete i Komunës së Rahovecit mbajti takimin e rregullt. Ky ishte RENDI I DITËS për sot: Aprovimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar; Informatë rreth procedurave të procesit të regjistrimit të popullsisë; Informatë rreth gjendjes socio-ekonomike të komuniteteve …

Më shumë...

Po vazhdojnë  punimet në realizimin e projekteve të shumta në Viti

Punimet në disa pjesë të qytetit të Vitisë, po vazhdojnë edhe më tej. Ndërkohë që kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar disa prej këtyre projekteve. Ai bëri me dije se me një dinamikë të punimeve është duke u realizuar projekti përgjatë lumit “Morava e Binçës”, përkatësisht nga …

Më shumë...

Smajl Latifi: Dëshmorët janë mburojë e atdheut

Fjala ime në Akademinë Përkujtimore për 25 – vjetorin e rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, Nezir Imeri, më 6 nëntor, në Opterushë. *** Dëshmorët janë mburojë e atdheut Të respektuar familjarë të dëshmorëve të kombit; Xhelal Hajda, Selajdin Mullaabazi, Hamdi Hajrizi, Bektesh …

Më shumë...

Gratë asambliste në Ferizaj shkëmbejnë përvojat e tyre tek gratë e komuniteteve,  rom, ashkali dhe egjiptian

Në kuadër të projektit për avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore tek gratë e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptas, organizuar nga organizata joqeveritare “Bashkimi rinor e ardhmja e ndritur-BRAN”, sot është mbajtur një  takim me grupin e grave të asamblesë komunale, ku është diskutuar për rolin dhe …

Më shumë...

Kastrati: Duhet të punojmë shumë dhe së bashku për parandalimin e dukurive negative dhe për një të ardhme të sigurt

Në kuadër të fushatës nacionale për parandalimin e trafikimit me qenie njerëzore, sot në Malishevë është mbajtur një takim me karakter vetëdijesimi, me nxënësit, e ku morën pjesë edhe i pari i Malishevës, Ekrem Kastrati, përfaqësues të Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ICITAP, Ministria e Punëve të Brendshme-Policia e Kosovës, …

Më shumë...

Latifi: “Dëshmorët janë mburojë e atdheut”

Kryetari i Komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi ka marrë pjesë në Akademinë Përkujtimore në shënimin e  25-vjetorit të rënies së heronjve Xhelal Hajda-Toni, Selajdin Mullabazi – Mici, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti, Nezir Imeri, të mbajtur të hënën me 6 nëntor në Opterushë. Në vazhdim po ju sjellim të plotë …

Më shumë...

NPL “Ambienti” në Ferizaj, ka përfunduar aksionin e pastrimit dhe lirimit të trotuarit 

NPL “Ambienti” në Ferizaj, ka përfunduar aksionin e pastrimit dhe lirimit të trotuarit nga barishtet gjembore dhe mbetjet e tjera, në Rrugën “Epopeja e Jezercit” deri tek kryqëzimi në Fshatin Balaj. Qytetarët të cilët e frekuentojnë këtë pjesë, tani kanë qasje të lehtë dhe të pastër. NPL “Ambienti” në Ferizaj …

Më shumë...

Smajl Latifi: Nderuam kujtimin dhe veprën e pavdekshme ndër breza të heronjve të kombit

Në 25 vjetorin e rënies në përballje me forcat pushtuese serbe, nderuam kujtimin dhe veprën e pavdekshme ndër breza të heronjve Xhelal Hajda – Toni, Selajdin Mullabazi – Mici nga Rahoveci, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri nga Vushtrria. Nderime dhe lavdi përjetësisht!

Më shumë...

Kryetari Latifi nderon kujtimin për tre dëshmorët e fshatin Strofc të Artakollit të Qyqavicës

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë të dëshmorëve, bashkëluftëtarë dhe qytetarë të shumtë, në fshatin Strofc të Artakollit të Qyqavicës, nderuan kujtimin për tre dëshmorët e kësaj treve, me traditë të atdhedashurisë dhe luftarake: Bektesh Halitin, Nezir Imerin dhe Hamdi Hajrizin, të cilët ranë duke …

Më shumë...

Kryetari Latifi mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive

Kryetari i Komunës së Rahovecit Smajl Latifi, mbajti mbledhjen e radhës me drejtorët e drejtorive. Mbledhjet e rregullta janë një mundësi e mirë për diskutimin e sfidave dhe projekteve të reja, ata adresuan çështje të rëndësishme dhe përcaktuan plane të ardhshme për zhvillimin e komunës së Rahovecit. Diskutimet u përqendruan …

Më shumë...