leoni

Mbahet “Sofra Tradicionale” në Ferizaj

Në kuadër të manifestimit tradicional “Ditët e Kulturës”, sonte në sheshin e qytetit në Ferizaj, është mbajtur “Sofra Tradicionale” nga ansambli “Kastriotët” dhe grupi i folklorit. Në këtë aktivitet ka marrë pjesë edhe drejtorja e Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Xhemile Murati-Shabani me bashkëpunëtoret e saj, si dhe shumë mysafirë të tjerë. Më këtë rast qytetaret ferizajas patën rastin që të argëtohen me këngë të folklorit të realizuar nga Ansambli i Këngëve dhe Valleve “Kastriotët” si dhe grupi i folklorit. Manifestimet “Ditët e Kulturës”, do të mbahen edhe nesër me ç’rast do të organizohet prezenti i një artisti të ri, storie suksese që do të mbahet në shkollën e arteve duke filluar nga ora 17:00.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Vitisë, ADA Austriake dhe Caritasi Zviceran diskutojnë për mundësinë e vazhdimit të bashkëpunimit

Sot, zv.kryetari i komunës së Vitisë, Hasan Aliu, i shoqëruar nga drejtorët komunal, Naim Pira …