Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur sot në zyrën e tij, ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, z.Thomas Kolly me bashkëpunëtor. Kryetari Haliti, falënderoj përmes ambasadorit shtetin dhe qytetarët e Konfederatës Zvicerane për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe e njoftoi atë për së afërmi edhe për projektet e punët …
Më shumë...Institucionet
Kryetari Haliti vizitoi hapësirat publike në Sadovinë të Jerlive
Kryetari Haliti vizitoi hapësirat publike në Sadovinë të Jerlive. Ai vizitoi punëtorët e sektorit të ambientit të cilët mirëmbajnë hapësirat publike dhe inkurajoi ata për punët e mira që po bëjnë. Haliti tha se Komuna e Vitisë edhe vitin 2023 e ka shpallur vit të ambientit.
Më shumë...Punëtorët e NP ,,Higjiena” në Deçan, kanë filluar aksionin e pastrimit të qytetit të Deçanit
Punëtorët e Ndërmarrjes së Pastrimit ,,Higjiena” në Deçan, kanë filluar aksionin e pastrimit të qytetit të Deçanit, duke pastruar të dy anët e rrugës që të dërgojnë te muzeu i qytetit. Ata janë zotuar se do të kujdesen çdo ditë për çdo pjesë të qytetit në mënyrë që qyteti i …
Më shumë...Largohen dhjetëra tonë mbeturina ilegale nga amvisëria dhe mbeturina inerte në Ferizaj
Këtë të enjte për disa herë më radhë është bërë pastrimi i hapësirës publike tek Universiteti i Shkencave Aplikative në Ferizaj. Këtë aksion e ka ndërmarrë Komuna e Ferizaj përmes Kompanisë Rajonale për Mbeturina “Pastërtia” në Ferizaj. Pas pastrimit, kjo hapësire do të jetë në monitorimin e vazhdueshëm të kamerave …
Më shumë...Në Malishevë u mbajt trajnimi ”Te drejtat e grave në punë dhe integrimi gjinor”
Organizata joqeveritare,”Rrjeti Qeliza”, nga Gjakova, në bashkëpunim me zyrtaren nga Zyra për Barazi Gjinore, në Komunën e Malishevës, Vera Bytyçi, realizuan trajnimin, ”Të drejtat e grave ne punë dhe integrimi gjinor”. Në këtë punëtori te pranishme ishin mësimdhënëse nga shkolla të ndryshme të komunës së Malishevës, ku u diskutua për …
Më shumë...E enjta e dyerve të hapura për qytetarët rahovecian
Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pasditen e së enjtes e ka të ndarë për qytetarë, respektivisht mirëpritjen e tyre në zyrën e tij. Zhvillimi i bisedave të ndryshme që ndikojnë direkt në përmbushjen e kërkesave dhe nevojave të qytetarëve, është qëllimi i takimeve të tilla, ka thënë kryetari …
Më shumë...Në 24-vjetorin e rënies nderohen dëshmorët e rënë në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës”
Në 24-vjetorin e rënies në fushëbetejë te “Rrezet e Krushës” të dëshmorëve Dalip Behra dhe Bekim Gashi, sot kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, nderuan kujtimin për jetën, veprën dhe sakrificën e tyre për liri! Dëshmorët Dalip Behra e …
Më shumë...Kryetari Ramosaj ka bërë emërimin e tre drejtorëve të shkollave fillore
Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me Drejtorin e Arsimit z. Besnik Hulaj kanë bërë emërimin e tre drejtorëve të shkollave fillore në Komunën e Deçanit: – z. Qazim Maloku në SHMFU “Lidhja e Prizrenit” në Deçan. – z. Fatmir Alaj në SHMFU “Sylë Alaj” në …
Më shumë...Po vazhdon ndërtimi i shkollës model “Ahmet Hoxha”në Ferizaj
Komuna e Ferizajt po vazhdon me investime në shumë fusha në shërbim të qytetarëve të saj, një ndër to është edhe ndërtimi i shkollës model “Ahmet Hoxha”, i cili po vijon me dinamikën e rikthyer pas sfidave të pandemisë dhe inflacionit, për tu përfunduar si objekt shkollor model në mesin …
Më shumë...Në Malishevë po vazhdon projekti ”Për një mjedis më të pastër dhe më ekologjik”
Në komunën e Malishevës po vazhdon projekti ”Për një mjedis më të pastër dhe më ekologjik”. Projekti, fillimisht ka startuar në dy shkolla fillore “ Ibrahim Mazreku “ në Malishevë dhe SHFMU “ Ramadan Morina” në Damanek, ku janë trajnuar mësuesit për këtë udhëzues dhe kanë mbajtur ligjerata me nxënës, …
Më shumë...Kryetari Latifi mbajti takimin e radhës me drejtorë të drejtorive
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, nën shoqërimin e Kabinetit të tij, mbajti takimin e rregullt me drejtorët e drejtorive komunale. Gjatë diskutimeve, u raportua për punët e javës që shkoi dhe planet që priten të realizohen gjatë kësaj jave.
Më shumë...Pas renovimeve nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Bekim Sylka” u rikthyen në objektin e tyre
Pas zbatimit të dy projekteve, atë të ndërmarrjes së masave të efiçiencës së energjisë dhe projektit të riparimeve të brendshme, investime këto të komunës së Rahovecit, sot nxënësit dhe mësimdhënësit e SHFMU “Bekim Sylka” u rikthyen në objektin e tyre. Me këtë rast, kryetari Latifi i shoqëruar nga nënkryetari i …
Më shumë...Në 24-vjetorin e përjetësimit, kryetari Latifi ka përkujtuar dëshmorët nga Pataqani i Ulët
Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, në 24-vjetorin e përjetësimit, përkujtuan dëshmorët Reshat Zeka, Sadki Sylejmani, Bekim Ahmeti e Namik Zeka nga Pataqani i Ulët. Gjithashtu, përkujtuan 3 qytetarët e paarmatosur që u vranë nga forcat serbe në vitin …
Më shumë...Në Polac ka nisur realizimi i projektit të trajtimit të ujërave të zeza
Në Polac të komunës së Skenderajt ka nisur realizimi i projektit të ri, për ndërtimin e sistemit të trajtimit të ujërave të zeza, nga Lagja Aliuka e që do të vijojë trajtimin edhe në lagjet tjera të fshatit. Për të parë nga afër fillimin e punimeve, ka dal kryetari i …
Më shumë...Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt
Komiteti për Komunitete në komunën e Malishevës ka mbajtur mbledhjen e katërt. Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi i Komitetit për Komunitete, Amrush Helshani dhe para anëtarëve propozoi rendin e punës i cili u miratua unanimisht. Në këtë takim, përfaqësuesi i Zyrës për Ndihmë Juridike Falas- selia në Malishevë, Agron Kastrati, njoftoi …
Më shumë...Ftesë publike për organizatat, shoqëritë civile dhe qytetarët e komunës së Skenderajt
Në kuadër të Thirrjes së Dytë Publike të komunës së Skenderajt për Organizatat e Shoqërisë Civile, për dorëzimin e Projekt Propozimeve në Programin ReLOaD2, që do të shpallet së shpejti, ftohen të gjitha Organizatat e Shoqërisë Civile të interesuara dhe qytetarët që të marrin pjesë në Diskutimin Publik mbi prioritetet …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
