leoni

Lajmet

Joakim Ryker: Në momentin qo do të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kosovën do ta njohin të gjitha vendet e BE-së

Joakim Ryker: Në momentin qo do të normalizohen marrëdhëniet Kosovë-Serbi, Kosovën do ta njohin të gjitha vendet e BE-së

Diplomati gjerman, Joakim Ryker, është cituar të ketë deklaruar se  në momentin që marrëdhëniet Kosovë-Serbi do të normalizohen, atëherë do të bëhet dhe njohja e plotë e Kosovës nga të gjitha vendet e Bashkimit Europian. Unë personalisht mendoj se sapo  të arrihet marrëveshja gjithëpërfshirëse e normalizimit, në rrugën ku Brukseli …

Më shumë...

Brizida Gjikondi: Sali Berishës nuk i intereson bashkimi me krahun e Alibeajt sepse i bie kauza për të cilën dëshiron të bëhet hero

Në Kuvendin e Shqipërisë ka ndodhur një përplasje jo vetëm verbale mes Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt

Juristja e njohur në Shqipëri, Brizida Gjikondi, ka deklaruar se Sali Berishës nuk i intereson bashkimi me PD zyrtare për të hyrë në zgjedhje. Gjatë një interviste për mediat, juristja theksoi se edhe këshilltarët bashkiakë do të kenë të njëjtin fat si kryetari i partisë. “I vetmi që nuk i …

Më shumë...

Partia Socialdemokrate e mbështetur nga Nisma e shumë qytetarë liridashës sot mbanë protestë kundër marrëveshjes për Asociacionin

Dardan Molliqaj: Për dy muaj, Albin Kurti, nga taksat tona i ka ndarë Distribucionit KESCO, hiç më pak se 120 milionë euro

Kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, duke folur për protestën e sotme ka thënë se një javë pas marrëveshjes së Ohrit, ajo që mund të konstatohet është se ka një marrëveshje, pa mbështetje politike, pa legjitimitet e me shumë kundërshtim popullor. Ajo që tashmë dihet është se nga kjo marrëveshje …

Më shumë...

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të vendit

Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur që ta shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të vendit pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë nga deputetët e PDK-së dhe të LDK-së.  Gjykata ka konstatuar se disa nene të këtij ligji nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Sipas vendimit të …

Më shumë...

LDK: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial, është dështim i radhës për kapje të shtetit

LDK

Në reagimin e LDK-së,  për  vendimin e  Gjykatës Kushtetuese lidhur me  rrëzimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial thuhet se Gjykata Kushtetuese i ka vlerësuar si të pranuara të gjitha pretendimet e ngritura nga Lidhja Demokratike e Kosovës, se ligji në fjalë në pjesën materiale të tij është kundër kushtetues dhe …

Më shumë...

Shtetet e Quintit kanë shprehur keqardhje për vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit

Vendet e Quintit

Ambasadat e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës kanë shprehur keqardhje lidhur me vendimin e Listës Serbe që të mos marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit, të cilat do të mbahen në katër komunat në veri të Kosovës. QUINT-i kërkon që zgjedhjet në …

Më shumë...

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar qeverinë lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind

Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka akuzuar Qeverinë-Kurti lidhur me rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind. Ai ka shkruar se një ky veprim i tillë  është goditje e radhës për të gjitha familjet e vendit që  po varfërohen çdo ditë e më shumë. Vitin e kaluar …

Më shumë...

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, mirëpriti në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid

Kryetari i Shqipërisë Bajram Begaj, mirëpriti në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid

Kryetari i  Shqipërisë Bajram Begaj, mirëpriti në takim Sekretaren e Përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid. Ai vlerësoi rolin e Organizatës në këto momente kyçe të Europës dhe botës, si dhe nënvizoi vullnetin e Shqipërisë si vend anëtar i organizatës, për të kontribuar në drejtim të ruajtjes së paqes e …

Më shumë...

OSCE: Njëzet e katër vjet më parë, NATO nisi Operacionin Forcat Aleate, për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan

NATO: Hapja e hapësirës së ultë ajrore të Kosovës e përmirëson dukshëm të trafikut ajror civil drejt Prishtinës

Misioni amerikan  në Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në një deklaratë lidhur me sulmet e NATO-s ndaj Serbisë 24 vjet më parë, shkruan se operacionet e aleancës veri-atlantike nisën për t’i dhënë fund një dekade gjakderdhjeje në Ballkan. Në deklaratën e ushtrueses së detyrës së zëvendës-shefes të Misionit, …

Më shumë...

Gjykata Speciale ka dhënë disa informata lidhur me proceset gjyqësore kundër ish-krerëve të UÇK-së

KMDLNj: Gjykata Speciale nuk është duke garantuar gjykim të drejtë dhe të paanshëm për ish-krerët e UÇK-së

Ditë më parë u bë e ditur se deklaratat hyrëse nga Prokuroria e Gjykatës Speciale, i ashtuquajturi   mbrojtësi i viktimave dhe mbrojtja kanë planifikuar të mbahen takime më 3, 4 dhe 5 prill 2023, ndërsa paraqitja e provave nga Prokuroria është planifikuar të fillojë më 11 prill 2023. Për çështjen …

Më shumë...

Faton Abdullahu: Mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës ka qenë çështje politike

Faton Abdullahu

Zëdhënësi i PDK-së, Faton Abdullahu, ka deklaruar se mos-liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës  ka qenë çështje politike. Ai ka bërë me dije se Kosova prej vitesh i ka përmbushur të gjitha kushtet për këtë proces. Vizat për kohë të gjatë kanë qenë tundim politik për Kosovën. Mungesa e …

Më shumë...

Sot në Gllogjan u shënua 25-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe

Sot në Gllogjan u shënua 25-vjetori i “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24-vjetori i ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave serbe

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit” dhe 24-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s kundër forcave ushtarake e policore serbe, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në Gllogjan. Homazhe në këtë memorial kanë bërë edhe pjesëtarë …

Më shumë...

Serbia ka synuar që të mos e lë askënd të gjallë në Kosovë, ka thënë Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Serbia ka synuar që të mos e lë askënd të gjallë në Kosovë, ka thënë Ramush Haradinaj në 25-vjetorin e “Epopesë së Dukagjinit”

Komandanti i Zonës Operative të Dukagjinit, gjatë luftës së UÇK-së, Ramush Haradinaj, në shënimin e 25-vjetorit të “Epopesë së Dukagjinit”, ka thënë se Serbia ka synuar që të mos e lë askënd të gjallë në Kosovë. Duke folur para të pranishmëve,  me rastin e shënimit të këtij përvjetori Haradinaj ka …

Më shumë...

Ndihma e NATO-së erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, rezistencës së popullit tonë për liri dhe luftës së UÇK-së, tha Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka përkujtuar heroin e kombit Luan Haradinajn në përvjetorin e rënies së tij

Sot shënohet 24 vjetori i fillimit të bombardimeve të NATO-s mbi caqet serbe në Kosovë dhe Serbi, të cilat, për 78 ditë gjunjëzuan regjimin kriminal serb të Millosheviqit. Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka shkruar me këtë rast se kjo ndërhyrje, e cila erdhi si rrjedhojë e përpjekjeve, kërkesës dhe …

Më shumë...

Edi Rama, uron që Vladimir Zelensky të mos shkojë në burg i akuzuar për krime lufte, sikur ish-kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në ditën e tij të dytë të vizitës zyrtare në Londër, ka zhvilluar një bashkëbisedim në Institutin Mbretëror të Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Gjatë këtij bashkëbisedimi, Edi Rama është pyetur për fjalimin që kishte mbajtur në Asamblenë e Këshillit të Evropës për raportin e Dick Martyt, derisa …

Më shumë...

Krerët e Bashkimit Evropian u kanë bërë thirrje Kosovës e Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin

Krerët e Bashkimit Evropian  u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit dhe aneksin. Ata e kanë mirëpritur marrëveshjen, por kërkojnë që ajo të zbatohet me lehtësi dhe në mirëbesim. Këshilli Evropian mirëpret Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe …

Më shumë...