Në Gjykatën Speciale në Hagë po vazhdon të merret në pyetje dëshmitari Rrustem Mustafa nga mbrojtja e Kadri Veselit

Rrustem Mustafa, sot në dëshminë e tij përpara trupit gjykues të Gjykatës Speciale në Hagë, foli për rolin dhe pozitën e Jakup Krasniqit

Komandanti i Zonës Operative të Llapit, gjatë luftës së UÇK-së, Rrustem Mustafa, ka vazhduar dëshminë e tij përpara trupit gjykues të Gjykatës Speciale, në Hagë. Ai edhe sot në ditën e pestë të paraqitjen së dëshmive po  merret në pyetje nga avokatët e krerëve të UÇK-së.  I Pyetur  për Jakup Krasniqin, Rrustem Mustafa ka deklaruar se Jakup Krasniqin është ndër figurat më të respektuara të Republikës së Kosovës. Jakup  Krasniqi gjithherë ka qenë intelektual dhe aktivist politik, i cili po krijonte besim në gjenerata dhe këmbëngulje që Kosova të jetë e lirë. Dëshmitari  tha se UÇK-ja ka qenë e krijuar nga vullnetarë dhe ka pasur vështirësi në organizim dhe se asnjëherë nuk e arriti strukturën e rregullt të ushtrisë. Më tej, avokatja Alagendra përmendi disa emra dhe kërkoi nga dëshmitari të dijë nëse ata ishin nga zona e Llapit.  Dëshmitari pohoi se ishte Kadri Kastrati, Nuredin Ibishi, Latif Gashi, Nazim Mehmeti, Naim Kadriu, Hyzri Talla dhe Fatmir Humolli. Lidhur me Jakup Krasniqin, dëshmitari tha se e ka njohur atë si zëdhënës i UÇK-së. Kam pa dokumente, sidomos u dëgjua fjala prej që është formuar Gjykata Speciale se Jakup Krasniqi paska qenë zëvendës i UÇK-së, mund të ndodh që ka qenë po unë s’e kam njohur ashtu.  Ai  në Rambuje ka qenë si zëdhënës i UÇK-së dhe roli i tij në këtë delegacion ka qenë i njohur publikisht, ka thënë  mes tjerash, dëshmitari Rrustem Mustafa.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …