leoni

Lajmet

Diplomati amerikan, Antony Blinken, deklaroi se në Mynih, ka pasur diskutime produktive me kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, deklaroi  se ka pasur diskutime produktive me kryetarin  e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Mynih të Gjermanisë, ku po mbahet një konferencë për sigurinë. “Biseduam për rëndësinë e normalizimit të marrëdhënieve  me Kosovën dhe për atë se sa e vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme të Serbisë …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar për në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar  për në Mynih të Gjermanisë, ku do të merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, ka bërë të  ditur përmes një komunikate për media të Zyra e Kryeministrit. Në këtë konferencë do të shqyrtohet mundësia për ta çuar përpara propozimin franko-gjerman. Duke pasur parasysh …

Më shumë...

Aleksandar Vuçiq dje në Gjermani, ka takuar Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken dhe kancelarin gjerman, Olaf Scholz

Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq dje ka qëndruar në Gjermani, ku ka takuar Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken kancelarin gjerman, Olaf Scholz dhe presidentin francez, Emmanuel Macron. Këto takime, Vuçiq i ka zhvilluar në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih. Vuçiq takimin e ka quajtur serioz dhe korrekt, ndërsa …

Më shumë...

Zdravko Ponosh: Shtetet e Perëndimit, nuk kërkojnë pëlqimin tonë, ata e bënë Kosovën në vitin 1999

Mbahet tryeza “Finalja e dialogut Kosovë–Serbi”

Ish-gjenerali i Ushtrisë famëkeqe jugosllave e serbe, Zdravko Ponosh, konstaton se Serbia është në proces anestezie për Kosovën, sepse po pret që t’i amputohet Kosova, duke u shprehur  se pushteti i Aleksandar Vuçiqit nuk mund t’i rezistojë, për shkak të mentorëve të huaj. Ponosh, është kryetar i Lëvizjes Serbia Qendër. …

Më shumë...

Numri i të mbyturve nga tërmetet në Turqi dhe në Siri ka kaluar mbi 45 mijë

Më shumë se 21 mijë njerëz tashmë dihet se kanë vdekur nga tërmetet e së hënës në Turqi dhe në Siri

Numri i të mbyturve  nga tërmetet në Turqi dhe në Siri ka kaluar mbi 45 mijë. Autoritetet turke e siriane thonë se numri pritet të rritet. Numri i përgjithshëm i të mbyturve  në Turqi ka arritur në 39 mijë e 672. Të mbijetuarit sirianë të tërmetit gjithashtu kanë filluar të …

Më shumë...

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli

Paneli i Apelit në kuadër të Gjykatës Speciale ia ka refuzuar edhe një ankesë Hashim Thaçit e Kadri Veselit

Gjykata Speciale ia ka vazhduar paraburgimin ish-kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli. Kjo ka ndodhur pikërisht në ditën kur Kosova feston 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Vendimi është nxjerrë nga kryetari i Trupit Gjykues, Çarls Smith. Zyra e Prokurorit më 30 shtator 2022, ka …

Më shumë...

BE: Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq kanë pranuar të takohen në Bruksel më 27 shkurt

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me kryetarin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Samitin që u mbajt në Brdo të Sllovenisë

Shefi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, ka thirrur për 27 shkurt në Bruksel takim në nivel të lartë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe kryetarit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, transmeton Anadolu. Siç bëhet e ditur nga një komunikatë për media e BE-së, “pjesëmarrjen e …

Më shumë...

Pol Williams: Vlerësojmë faktin që miliona qytetarë të Kosovës jetojnë në një vend të pavarur dhe përcaktojnë vetë fatin e tyre politik

Për manifestimin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, qeveria nuk ka ndarë mjete shtesë financiare

Profesor i Universitetit Amerikan në Uashington dhe ekspert i së drejtës ndërkombëtare, Pol Villiams është angazhuar me çështjen e Kosovës qysh para 30 vjetësh. Ishte këshilltar për delegacionin e Kosovës në Rambuje dhe më pas ndihmoi me ekspertizë për hartimin e kushtetutës së re të Kosovës, si edhe në negociatat …

Më shumë...

Robert Menendez: Nuk pajtohem me qëndrimet e shprehura nga Derek Cholet për themelimin e Asociacionit të komunave serbe

Bob Menendez

Kryetari i Komitetit për Politikë të Jashtme i Senatit Amerikan, Robert Menendez, ka thënë se nuk pajtohet me qëndrimet e fundit të shprehur nga Derek Chollet, këshilltar i Departamentit Amerikan të Shtetit për domosdoshmërinë e themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Sipas tij, Kosovës i duhet njohja reciproke …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Dikur i kemi thënë komandantit tonë legjendar, Adem Jashari; Bac, u kry, por ende jemi në proces

Ramush Haradinaj

Në një intervistë të dhënë për A2 CNN në 15-vjetorin e Pavarësisë, ish-komandanti i UÇK-së tha megjithatë se Kosova është kjo që është sot falë shqiptarëve dhe ndihmës së ndërkombëtarëve. Ndër të tjera, Haradinaj u ndal te çështjet e sigurisë së Kosovës, por edhe te proceset dialoguese me Serbinë. Ish-kryeministri …

Më shumë...

Seanca e fundit në Kuvendin e Shqipërisë, shënoi një ri-konfigurim të numrave në favor të shumicës në kuotën e 81 votave

Kuvendi

Seanca e fundit në Kuvendin e Shqipërisë, shënoi një ri-konfigurim të numrave në favor të shumicës në kuotën e 81 votave. Deputetët e PDIU-së gjatë votimit të projektligjeve bashkuan votat me socialistët dhe socialdemokratët. Sinjalin e parë e dha Shpëtim Idrizi duke votuar pro projektligjit të  menaxhimit financiar, votimin në …

Më shumë...

Mijëra qytetarë të vendit tonë dolën në sheshet e kryeqytetit të Kosovës për të shënuar 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Mijëra qytetarë të vendit tonë dolën në sheshet e kryeqytetit të Kosovës për të shënuar 15-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë

Mijëra qytetarë  të vendit tonë sot  kanë qenë të pranishëm me pjesëmarrjen e tyre në sheshet e kryeqytetit të Kosovës për të shënuar 15 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë si dhe për të parë nga afër parakalimin e trupave të Forcës së Sigurisë së Kosovës  dhe të Policisë së Kosovës. …

Më shumë...

Largohet nga muri i Kuvendit të Kosovës dhe hidhet në kosh të plehrave posteri me fotot e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit

Largohet nga muri i Kuvendit të Kosovës dhe hidhet në kosh të plehrave posteri me fotot e Hashim Thaçit dhe Ismail Qemalit

Në murin e objektit të Kuvendit të Kosovës sot ishte vendosur një poster me  fotot e ish kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrit të parë të  Shqipërisë, Ismail Qemali. Ndërkohë një person i panjohur posterin e afishuar e ka larguar  nga vendi ku ishte vendosur  dhe më pas e …

Më shumë...

Memli Krasniqi në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës vizitoi familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Memli Krasniqi në 15-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës vizitoi familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit

Lideri i PDK-së, Memli Krasniqi për nder të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës e ka nisur ditën duke i vizituar familjarët e Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Ai ka shkruar se Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi finalizuan përpjekjet shekullore të popullit të Kosovës për liri, …

Më shumë...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Jeff Hovenier, e ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Xhefri Hovenier, e ka uruar Kosovën në 15-vjetorin e pavarësisë. Ai ka thënë  me këtë rast se ka pasur nderin që të jetë pjesë e historisë së përbashkët të Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës duke parë hapat e mëdhenj …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Nderim i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari

Ramush Haradinaj: Nderim i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin Adem Jashari

Me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka vizituar Kompleksin Memorial,  “Adem Jashari” në Prekaz. Me këtë rast ai ka shkruar se sot  ndodhet në vendin  ku buron liria e Kosovës. Nderimi është i përhershëm për Jasharajt dhe Kryekomandantin, Adem Jashari, të cilët ndryshuan …

Më shumë...