Lajmet

PDK e dërgon në Kushtetuese vendimin e Kuvendit të Kosovës për shkarkimin e anëtarëve të KPMSHC-së

Gjykata Kushtetuese vendos që edhe Konventa për Personat me Aftësi të Kufizuara bëhet e obligueshme për Kosovën

Deputetët e PDK-së, kanë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese kërkesë për vlerësimin e kushtetutshmërisë së vendimit të Kuvendit, përmes të cilit theksojnë se  anëtarët e Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës u shkarkuan në mënyrë kundërkushtetuese dhe arbitrare. Në këtë kërkesë, PDK ka argumentuar se Kuvendi në …

Më shumë...

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare  

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare  

Rezoluta e Kuvendi të Kosovës, për gjenocidin në Srebrenicë, e miratuar në seancën e sotme plenare   Duke pasur parasysh:   –         Deklaratën Universale për të Drejtat e Njeriut, Konventën për të Drejtat Civile dhe Politike, Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut; –         Rezolutën e Këshillit të Sigurimit të …

Më shumë...

Fatmir Limaj: Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare

Fatmir Limaj: Qeveria e Kosovës e drejtuar nga Albin Kurti ka pranuar që në veri të ushtroj sovranitetin edhe Serbia

Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Veseli për humbjen e Fazli Veselit, babait të ish-kryetarit të PDK-së, Ai thotë se ‘Bacën Fazli do ta kujtojmë si një burrë të urtë e bujar, që rrjedhë nga një familje atdhetare, që në çdo periudhë të rëndësishme për vendin, …

Më shumë...

MPB kërkon nga qytetarët që të tregohen të kujdesshëm e vigjilent dhe t’u shmangen shkaktimit të zjarrëve

Zjarret

Ministria e Punëve të Brendshme u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund …

Më shumë...

Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën për punë dhe vendosmëri

Wesley Clark: Njerëzit e Kosovës janë shembull i madh për botën për punë dhe vendosmëri

Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është shprehur i lumtur që po qëndron për vizitë në Kosovë. Në një konferencë për medien, ai është shprehur i impresionuar me zhvillimet në Kosovë. Sipas tij, populli i Kosovës është shembull i mirë për botën. “Jam …

Më shumë...

Abelard Tahiri shpreh ngushëllime në emër të grupit parlamentar të PDK-së, për vdekjen e Fazli Veselit

Abelard Tahiri

Pas një sëmundje e të gjatë sot ka ndërruar jetë babai i ish-krye parlamentarit Kadri Veseli, i cili ndodhet në burgun e Sheveningenit, në Hagë. Me këtë rast shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës shprehu ngushëllime për vdekjen Fazli Veselit, babait …

Më shumë...

Ramush Haradinaj: Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të bashkëthemeluesit të UÇK-së, Kadri Veselit

Ramush Haradinaj

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli …

Më shumë...

Agim Bahtiri, milioneri i Mitrovicës, merr rreth 350 mijë euro paga vjetore me familjen e tij, aq sa marrin 2000 veteranë

Lajme për orën 12:00 --- 07.07.2021 Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, gjenerali amerikan Wesley Clark është pritur me nderime të larta ushtarake nga ushtarët e FSK-së. Pas takimit, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj dhe gjeneral Clark, do të mbajnë konferencë për medie,. Clark gjatë ditës do të takohet edhe me e ministren e Punëve të Jashtme zonjën Donika Gërvalla-Shvarc; me kryeministrin Kurti, kryetaren Osmani dhe kryekuvendarin Konjufca. Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri shtëpi të cilat bashkë kushtojnë mbi 1 milion e 300 mijë euro. Të gjitha këto prona, Bahtiri i ka deklaruar në pronësi të përbashkët. Në bazë të deklarimit, Agim Bahtiri posedon pasuri milionëshe. Vetëm një pasuri e paluajtshme, e deklaruar si tokë bujqësore, me mbi 17 hektarë, ka vlerë 6 milionë e 200 mijë euro. Të hyrat e tij vjetore sillen rreth 18 mijë euro, derisa fëmijët e tij kanë të hyra vjetore në vlerë 336 mijë euro. Ky kryetari i Mitrovicës së Jugut, tani deputetë i Vetëvendosjes, gjatë kohës së luftës së UÇK-së në Kosovës e ka majmur kapitalin, ndërsa pas luftës e ka shumëfishuar. Pagat vjetore që merr Agim Bahtiri tok me familjen e tij, sipas deklarimit publik dhe që arrijnë 350 mijë euro në vit, janë përafërsisht sa pagat vjetore të rreth 2000 veteranëve, në mesin e tyre edhe ata që kanë lënë gjymtyrët në luftë për çlirimin e Kosovës. Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr nga Petar Petkoviq. Takimi sotëm mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve, do të jetë i pari, prej takimit që zhvilluan më 15 qershor, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Më herët, takime të tilla quheshin takime të nivelit teknik, por tani në BE pohojnë se të gjitha takimet janë të karakterit politik. “Gjithçka në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë është thellësisht politike, asgjë nuk është teknike”, shkroi në Twitter. Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që lamë pas, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi derisa tregoi për kërkesën e LDK-së, ai shtoi edhe atë se në këtë debat pret që të jetë edhe kryeministri Albin Kurti me që aty është edhe ish-kryeministri Avdullah Hoti, ky i fundit tashmë si deputet i LDK-së. Deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri, ka kritikuar Qeverinë Kurti për qasjen ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka thënë se kjo qeveri e ka lejuar gjuhën fyese ndaj UÇK-së, duke mos reaguar ndaj deklaratava të ndryshme. “Kjo qeveri ka qenë në një vijë me ata që e denigruan UÇK-në dhe kjo është turp”, ka thënë Tahiri. Ai ka thënë se mjafton një angazhim i Qeverisë së Kosovës që në çdo vend të botës të tregohet për veprimet e Aleksandër Vuçiq. Bekim Haxhiu, ka folur në Kuvendin e Kosovës për vaksinat që janë pranuar si donacion nga shteti i Norvegjisë për Kosovën. Ai ka thënë se pranimi i këtyre donacioneve është në kundërshtim me Ligjin për furnizimin me pajisjet medicionale, duke thënë se afati i skadimit të tyre është më së shumti 6 muaj. Haxhiu ka ftuar qytetarët që të kontrollojnë afatin e vaksinave para se të pranojnë që të vaksinohen. Deputeti i PDK-së ka thënë se Ministria e Shëndetësisë nuk duhet të rrezikojë më shumë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Babai i ish-kryekuvendarit Kadri Veseli, Fazli Veseli ka vdekur mëngjesin e sotëm. Lajmin e ka bërë të ditur zyrtari i PDK-së, Donjet Bislimi. “Ishe Hero sepse rrite heroin tonë të gjallë, Prehu në paqe Baci Fazli, Ngushëllime familjes Veseli, Mitrovicës dhe gjithë Kosovës!”, ka shkruar Bislimi. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi ka kujtuar babanë Kadri Veselit. Haradinaj ka thënë se ka qenë pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të babait të luftëtarit të orëve të para, bashkëthemeluesit të UÇK-së, ish kreut të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. “Baca Fazli iku nga kjo botë duke lënë mbrapa një jetë të tërë me sfida. Vdekjet nuk janë të lehta, pavarësisht moshës, por vdekja e bacës Fazli vjen në një moment të rëndë për familjen Veseli për shkak të rrethanave tanimë të njohura”, ka shkruar Haradinaj në një postim. Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili është më i transmetueshëm dhe më i rrezikshëm, është përgjegjës për gjysmën e rasteve në shumë pjesë të vendit. Dhjetë shtete amerikane po përjetojnë një rritje të rasteve të koronavirusit, Në veçanti, shtetet Kansas dhe Misuri po raportojnë rritje dyshifrore të përqindjes së infeksioneve për shkak të variantit delta. Biden njoftoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara parashikohet të arrijnë në 160 milionë amerikanë plotësisht të vaksinuar deri në fund të kësaj jave. Çmimet e naftës u rritën në nivelet më të larta shumëvjeçare pasi prodhuesit e OPEC + u përplasën rreth planeve për të rritur furnizimin për të përmbushur rritjen e kërkesës globale. Çmimet u rriten pas mosmarrëveshjeve për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Nafta e papërpunuar Brent arriti një çmimin më të lartë prej 77.84 Dollarë, një nivel që nuk është parë që nga Tetori 2018. OPEC+ përfundoi bisedimet pa një marrëveshje për të rritur prodhimin përballë rritjes së kërkesës globale. Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të ecin së bashku me rritjen e prodhimit por refuzuan një propozim të veçantë për të zgjatur kufirin deri në fund të 2022.

Agjencia Kundër Korrupsionit ka publikuar formularët e regjistrimit të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik. Në mesin e zyrtarëve që i është publikuar pasuria është edhe Agim Bahtiri, kryetari i Mitrovicës, deputeti i Vetëvendosjes. Fillimisht ka paraqitur edhe një tokë bujqësorë në vlerë 60 mijë euro, derisa posedon edhe tri …

Më shumë...

Joe Biden: Miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur po rrezikojnë komunitetet

Pentagoni kërkon nga kryetari, Joe Biden, që t’i përmbahet marrëveshjes për largimin e trupave nga Afganistani

Kryetari amerikan Joe Biden paralajmëroi të martën se miliona amerikanë janë ende të pavaksinuar dhe të pambrojtur dhe për pasojë komunitetet e tyre janë në rrezik. Në thirrjen e tij më të fundit televizive për njerëzit që të vaksinohen kundër COVID-19, ai tha se varianti Delta i virusit, i cili …

Më shumë...

Kosova dhe Serbia takohen sot në Bruksel me ndërmjetësimin e BE-së, në në nivel të kryenegociatorëve

Dialogu

Sot pritet të zhvillohet takimi ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Ky takim nuk do të jetë i nivelit të lartë politik por në të do të marrin pjesë nga Kosova zëvendës-kryeministri, Besnik Bislimi dhe nga pala serbe do të jetë i udhëhequr …

Më shumë...

Në Kuvendin e Kosovës sot ​zhvillohet debat parlamentar për zbatimin e marrëveshjes së Washingtonit

Vetëm katër ligje të miratuara për katër muaj që kur është konstituar legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot ku në mesin e shumë pikave është edhe debati parlamentar për marrëveshjen e 4 shtatorit në Washington. Debat ky që po bëhet me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit që u mbajt javën që …

Më shumë...

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Ish-komandanti i NATO-s, gjenerali Wesley Clark sot do të qëndrojë për një vizitë në Kosovë

Me ftesë të ministrit të Mbrojtjes Armend Mehaj, sot në Kosovë do të arrijë për një vizitë gjenerali amerikan dhe miku i madh i shqiptarëve, Wesley Clark. Ai do të pritet në Ministrinë e Mbrojtjes në nivelin më të lartë ceremonial ushtarak dhe atë të protokollit shtetëror. Pas takimit, ministri …

Më shumë...

Rrjeti i Grave të Kosovës kërkon zbatim të Ligjit për Barazi Gjinore në zgjedhjet e 17 tetorit

Rrjeti i Grave të Kosovës

Rrjeti i Grave të Kosovës i është drejtuar partive politike me një letër të hapur para zgjedhjeve lokale, ku kërkojnë zbatimin e Ligjit për Barazi Gjinore, dhënie të hapësirës për përfaqësim të barabartë të grave në medie dhe financim të fushatave të grave gjatë zgjedhjeve lokale që do të mbahen …

Më shumë...

Andin Hoti emërohet Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Andin Hoti emërohet Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur. Në njoftimin e bërë për media thuhet se “çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë …

Më shumë...

Nga testimi i 2.143 mostrave konfirmohen 10 raste me Covid-19. kurse sot janë shëruar 16 qytetarë

Shtatë raste të reja me virusion korona, një rast i vdekjes dhe 199 qytetarë janë shëruar gjatë 24 orëve

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 13.397 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 219.885 doza të vaksinës. Deri më sot 52.975 qytetarë …

Më shumë...

Nga 15 korriku Gjykata Speciale do t’i lejojë familjarët e krerëve të UÇK-së që t’i vizitojnë ata

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale ka vendosur që nga 15 korriku t’i lejojë të afërmit e ngushtë të të akuzuarve t’i vizitojnë familjarët e tyre që po mbahen në paraburgim në Hagë. Sipas përkufizimit në Rregulloren e Paraburgimit, në të afërm të ngushtë përfshihen bashkëshortja/bashkëshorti, partnerja/partneri, prindërit, fëmija, nipi/mbesa, vëllai, motra (ku përfshihen …

Më shumë...