Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në fjalimin për fundit të vitit, është citur të ketë deklaruar se në zhvillimet aktuale në botë, nuk ka siguri pa mbrojtje të fortë. Ai ka thënë me këtë rast se NATO nuk provokon luftë, por angazhohet për të parandaluar konfliktet dhe për të mbajtur paqen. Stoltenberg shtoi se në Ballkanin Perëndimor tensionet janë duke u rritur. Ne jetojmë në një botë më të rrezikshme. Një luftë po zhvillohet në Europë. Një luftë e re në Lindje të Mesme. Tensionet në Ballkanin Perëndimor janë duke u rritur. Në këtë periudhë të vitit, falënderimet dhe respekti im më i thellë shkon për forcat tona – NATO-n. Shërbimi i tyre na mban pa rreziqe, të sigurt dhe të lirë. Gëzuar festat dhe urimet më të mira për Vitin e Ri”, ka uruar Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kontrolloni gjithashtu
Analisti, Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin e Berlinit
Analisti Avni Arifi, beson se Qeveria e Kosovës do ta pranojë planin gjerman për Procesin …