Brickos

IDK ka mbajtur tryezën e diskutimit “Fuqizimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit”

IDK ka mbajtur tryezën e diskutimit “Fuqizimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit”

Instituti Demokratik i Kosovës ka mbajtur tryezën e diskutimit “Fuqizimi i rolit të Kuvendit në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve të Kosovës në Procesin e Berlinit” me panelistë deputetë të Kuvendit dhe përfaqësues të Qeverisë si dhe me pjesëmarrës nga institucionet, përfaqësues ndërkombëtarë dhe të shoqërisë civile. Në fjalën hyrëse Violeta Haxholli nga KDI tha se qëllimi i kësaj Tryeze është të sjellë pronësinë e Procesit të Berlinit më pranë Kuvendit të Kosovës, duke fuqizuar rolin e këtij institucioni në mbikëqyrjen e zbatimit të zotimeve në kuadër të procesit të Berlinit të marra nga ana e Qeverisë. Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, theksoi rëndësinë e procesit të Berlinit për Kosovën dhe elaboroi të gjitha hapat që ka ndërmarrë Kosova për të përmbushur zotimet. Kryetarja e komisionit parlamentar për punë të jashtme Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, potencoi se Kosova ka dëshmuar përkushtim për të zbatuar zotimet që dalin nga procesi i Berlinit. Ndërkohë,  kryetari i komisionit për Ekonomi, Ferat Shala, po ashtu kritikoi qasjen e Qeverisë ndaj Kuvendit lidhur me procesin e Berlinit por edhe në përgjithësi. Ai theksoi se Qeveria nuk ka qenë e hapur për të pranuar rekomandime të opozitës gjatë shqyrtimit të legjislacionit në këtë Komision. Lidhur me procesin e Berlinit ai tha se Kosova nuk është e barabartë në këtë proces. Prandaj Qeveria duhet të krijoj ekipe uniteti për të fuqizuar integrimin evropian të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Haliti

Xhavit Haliti propozon krijimin e një Qeverie të Unitetit Kombëtar për zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit dhe të Ohrit

Deputeti i  PDK-së, Xhavit Haliti, ka propozuar krijimin e një Qeverie të unitetit kombëtar për …