Sali Berisha

SPAK-u më 12 dhjetor i kishte kërkuar Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës lidhur me aferën e privatizimit të klubit “Partizani”

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar ankesat e deputetëve të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, të cilët kërkonin  shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme për caktimi ne masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën, pa marrë më parë autorizimin e Kuvendit. Deputetët e Rithemelimit, pretenduan se masa e marrë ndaj Sali Berishën ‘detyrim paraqitje’, më 20 tetor, për aferën e privatizimit të klubit sportiv Partizani, është antikushtetuese dhe është marrë pa u kërkuar paraprakisht autorizimin e Kuvendit. Prokuroria e Posaçme i kërkoi më 12 dhjetor Kuvendit autorizimin për arrestimin e Sali Berishës në kushtet kur ish-kryeministri në hetim për aferën e privatizimit të klubit “Partizani”, nuk zbatoi masën e gjykatës, atë të detyrimit për tu paraqitur. Gjykata kushtetuese, i ka përcaktuar rastet kur grupeve të  deputetëve u janë njohur të drejta si entitete dhe në këtë drejtim, një e pesta e deputetëve dhe kuvendi janë subjekte kushtetuese të ndryshme, që nuk mund të barazohen me njëri tjetrin.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama në Samitin BE–Ballkani Perëndimor, liderët europianë mblidhen në Mal të Zi për zgjerimin e Unionit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do të marrë pjesë në Samitin BE–Ballkani Perëndimor që zhvillohet …