Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Gabriel Escobar: Sapo të mblidhen faktet, se ku kanë qenë policët me rastin e arrestimit ne do të dalim me një qëndrim

Emisari amerikan, Gabriel Escobar, në një konferencë për media ka thënë se janë duke e ndjekur me kujdes rastin e 3 policëve të Kosovës. Ai ka thënë se  janë dy skenarë të mundshme, që 3 policët shqiptarë  janë marrë nga territori i Kosovës dhe janë dërguar në Serbi, apo që kanë mundur të kalojnë kufirin pa dashje dhe e kanë gjetur veten në Serbi. Escobar thotë se në secilin rast, është e qartë që 3 policët e Kosovës s’kanë pasur synim që të shkojnë në Serbi dhe duhet të lirohen. Emisari amerikan ka thënë se janë duke pritur kompletimin e të gjitha fakteve, për të dalë pastaj më një qëndrim të plotë. Sapo të mblidhen faktet, ne do të dalim me një qëndrim”, ka deklaruar Gabriel Escobar.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …