Lajmet

Trupi gjykues kundër Salih Mustafës, në Hagë, ka caktuar 16 dhjetorin ditë për shpalljen e aktgjykimit

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë, ia ka vazhduar paraburgimin, eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Trupi gjykues i Gjykatës Speciale  në lëndën e pretenduar penale kundër Salih Mustafës në Hagë e ka caktuar 16 dhjetorin ditë për shpalljen e aktgjykimit.  Mbrojtja e Salih Mustafës kishte kërkuar që ai të shpallet i pafajshëm për të gjitha akuzat që prokuroria ka ngritur mbi të, ndërsa Prokuroria ka …

Më shumë...

Rojters: Propozimi i ri nuk është njohje e plotë e Kosovës por është një normalizim i plotë i marrëdhënieve Kosovës-Serbi

Agjencia e lajmeve “Rojters”, bëri të ditur se Bashkimi Evropian ka hartuar një propozim të ri për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me një afat kohor të qartë të veprimeve, sipas një diplomati të lartë të BE-së, duke folur në margjinat e samitit BE-Ballkani Perëndimor të martën. Një …

Më shumë...

Hovenier: Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë ata që ushtruan dhunë gjatë incidenteve të djeshme në veri të Kosovës

Jeffry Hovenier

Ambasadori amerikan, në Prishtinë, Jeff Hovenier, ka folur pas incidenteve me granata dore që u bënë në veri të Mitrovicës, ku persona të maskuar dëmtuan zyrat e komisioneve komunale zgjedhore në këtë pjesë të Kosovës, ka shkruar se përdorimi i dhunës dhe i frikësimit, nuk është metodë e mirë. Shtetet …

Më shumë...

Shkëlzen Sopjani: Aktualisht Kosova ka më pak sovranitet në Veri të Mitrovicës sesa kishte në vitet 2011-2012

Shkëlzen Sopjani: Amerika nuk ka mundur të ketë më shumë të dhëna për veriun, sesa ka AKI-ja

Ish-inspektori i përgjithshëm në AKI-së, Shkëlzen Sopjani ka thënë se ditëve të sotme duket se Kosova ka më pak sovranitet në Veri të Mitrovicës sesa kishte vitet 2011-2012. Zhvillimet e fundit  në Veri të vendit nuk ishin befasueshme por të pritshme, duke pasur parasysh fazat e dialogut Kosovë-Serbi dhe asaj …

Më shumë...

Aleksander Vuçiq nuk firmosi deklaratën e përbashkët përfundimtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë

Aleksander Vuçiq

Kryetari i Serbisë, Aleksander Vuçiq nuk e ka nënshkruar deklaratën e përbashkët me qëndrimet përfundimtare të Samitit BE-Ballkani Perëndimor që u mbajt në Tiranë, pasi nuk ka rënë dakord me pjesën në të cilën vendosen sanksione ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës. Siç raportojnë mediat vendase, Vuçiq u shpreh gjatë …

Më shumë...

Edi Rama: Samiti, BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë, është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon

Edi Rama: Samiti, BE-Ballkani Perëndimor, në Tiranë, është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon

Në fund të samitit të BE-Ballkani Perëndimor që u zhvillua për herë të parë në Shqipëri, kryeministri i Shqipërisë,  Edi Rama gjatë konferencës për shtyp theksoi se është vlerësim për vendin tonë dhe rolin e tij në rajon. E shoh si shenjë të jashtëzakonshme të një vetëdijesimi mbi të gjitha …

Më shumë...

Memli Krasniqi: Serbia po përpiqet ta destabilizojë Kosovën ndërsa kryeministri, na flet për zhvillime prej Ukrainës e deri në Kinë

Memli krasniqi: Ende punë për të bërë që pjesëtarët e Policisë së Kosovës të kenë trajtim dinjitoz

Pas sulmit ndaj zyrtarëve policorë e atyre komunalë të zgjedhjeve, të cilët u sulmuan nga disa persona të maskuar në veri të vendit, ka folur edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi. Ai përmes një postimi  ka deklaruar se Serbia nuk duhet të kalojë në veriun e Kosovës. …

Më shumë...

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas shpërthimeve në Zubin Potok dhe në Mitrovicë të Veriut

Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas shpërthimeve në Zubin Potok dhe në Mitrovicë të Veriut, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për situatën në veri. Çka po të ngutet o Albin Kurti me krejt planet, punët e veprimet që po i bën, qoftë duke provuar zgjedhje fiktive në veri, qoftë duke …

Më shumë...

Vlora Çitaku, e ka pyetur kryeministrin Kurti se çfarë po ndodh në veri, pse nuk po tregon

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar pas dy shpërthime u dëgjuan pasditen e djeshme në Zubin Potok, ndërsa tri të tjera në Mitrovicë të Veriut, që të dyja komuna të banuara me shumicë serbe në pjesën veriore të Kosovës. Vlora Çitaku, e ka pyetur kryeministrin Kurti se çfarë po …

Më shumë...

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiq duke folur për shpërthimet në Zubin Potok ka thënë se ato janë urdhëruar nga Albin Kurti

Vuçiq

Kryetari i Serbisë Aleksandër Vuçiç duke folur për shpërthimet në Zubin Potok ka  thënë se ato janë  urdhëruar nga Albin Kurti. Lidhur me shpërthimet Vuçiq ka thënë se  përsëri, në kundërshtim me marrëveshjen e Brukselit, janë dërguar oficerë policie të armatosur në veri. Siç thashë dje, ju thjesht pyesni se …

Më shumë...

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimeve të shumta që ndodhën në pjesën veriore të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas shpërthimeve të shumta që ndodhën në pjesën veriore të vendit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, edhe pse me vonesë të theksuar më në fund ka reaguar për situatën e krijuar në Veri pas shpërthimeve të shumta që ndodhën atje. Ai tha se bandave kriminale atje po i vjen fundit dhe se ato e dinë këtë, derisa shtoi se Qeveria “as …

Më shumë...

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor janë bërë të gjithë bashkë për shkrepjen e fotos historike

Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor janë bërë të gjithë bashkë për shkrepjen e fotos historike

Pas mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor janë bërë të gjithë bashkë për shkrepjen e fotos historike. Më tej, ata ndoqën dhe një nga veprimtaritë më të veçanta që shoqëroi agjendën e punimeve të Samitit të BE – Ballkani Perëndimor, një koncert i shkurtë …

Më shumë...

Zëvendës-kryeministri, Bislimi, pranon se Qeveria mori versionin e ri lidhur me planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi

Besnik Bislimi

Gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, Bislimi ka thënë se Lajçaku sot ka dorëzuar tek kryeministri Albin Kurti versionin e fundit të planit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi. Kryenegociatori për dialogun, ka thënë se është e rëndësishëm ajo çka kanë arritur për të afatizuar arritjen e ujdisë deri …

Më shumë...

Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit, doli gabimisht një pasues për Malin e Zi e Maqedoninë e Veriut

Komisioni Evropian

Komisioni Evropian pranoi se në raportin vjetor të monitorimit për shtetet që kanë liberalizim të vizave, të publikuar më 5 dhjetor, gabimisht ka vendosur një pasues ku Maqedonisë së Veriut dhe Malit të Zi i kërkohej që t’i vendosnin regjimin e vizave Kosovës. KE-ja tha se nuk ka asnjë ndryshim …

Më shumë...

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Sot është një ditë e jashtëzakonshme, që nuk ishte menduar më parë, tha kryeministri, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në Samitin BE-Ballkani Perëndimor, që mbahet sot në Tiranë, fjalimin e tij e ka nisur me konstatimin se sot është një  ditë e jashtëzakonshme që nuk ishte menduar më parë. Për ne kjo është e jashtëzakonshme, është diçka që edhe në imagjinatën më guximtare s …

Më shumë...

Në ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Evropian, në Tiranë, Sali Berisha sulmohet fizikisht gjatë protestës së opozitës

Në ditën e mbajtjes së Samitit BE-Ballkani Evropian, në Tiranë, Sali Berisha sulmohet fizikisht gjatë protestës së opozitës

Në kohën kur liderët e rajonit po arrinin  njëri pas tjetrit në Tiranë për samitin, BE-Ballkani Evropian, Partia  Demokratike e  Sali Berishës ka mbajtur  protestën sikur thotë ai  pro Samitit dhe Bashkimit Evropian, por kundër kryeministrit, Edi Rama. Ndërkohë, gjatë protestës  një person, i identifikuar si Gert Sheu, 31 vjeç …

Më shumë...