Turqia është goditur sërish nga tërmeti

Turqia është goditur sërish nga tërmeti. Mediat turke raportojnë se tërmeti me magnitudë 5.1 ballë ka ndodhur në një thellësi prej 6.2 kilometrash. Epiqendra e lëkundjeve ka qenë në lagjen Göksun të Kahramanmaraş, por janë ndjerë edhe në krahinat përreth. Presidenca e Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) njoftoi për tërmetin e orës 22.31, duke sqaruar se janë pas-lëkundje të tërmetit tragjik të 6 shkurtit, si pasoj e të cilit, deri tani, në Turqi e Siri janë evidentuar rreth 46 mijë viktima.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …