Çeku: Qeveria nuk po bën sa duhet për ish drejtuesit e UÇK-së që po akuzohen padrejtësisht në Hagë

Si shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës gjatë luftës dhe ish kryeministër i vendit tonë, Agim Çeku, ka vlerësuar se Qeveria nuk po bën sa duhet  për ish drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po akuzohen padrejtësisht në Hagë. Gjatë një prononcimi për T7, ai ka theksuar se Qeveria e Kosovës duhet të bëjë shumë më shumë në këtë drejtim. “Duhet që më shumë të mbrohet kauza jonë, lufta jonë e drejtë e cila ka qenë luftë mbrojtëse dhe e pastër. Sepse akuzat janë të rënda, dhe akuzohen për ‘Ndërmarrje të Përbashkët Kriminale’, e cila nuk qëndron fare. Historikisht është shumë e dëmshme, për historinë tonë, për të ardhmen tonë, që të kualifikohet lufta jonë si e tillë, sepse nuk ka qenë e tillë. Këtu thjesht është një përpjekje për të zbehur rolin e UÇK-së. Duhet të jemi të vetëdijshëm që duhet ta mbrojmë kauzën tonë, duke i mbrojtur ata që përballen me këtë akuzë. Shteti duhet të jetë shumë më aktiv që ta rrëzojë këtë akuzë, qoftë në aspektin diplomatik e qoftë në aspektin lobues, kudo, që assesi të mos pajtohemi me një akuzë të tillë” ka porositur mes tjerash, ish kryeministri, Agim Çeku.

Kontrolloni gjithashtu

Gëzim Shala: Ndërhyrjet në sistemin e drejtësisë nga Qeveria Kurti përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi

Hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Gëzim Shala, ka deklaruar se Qeveria …