Lajmet

Ende nuk është definuar çështja e njohjes reciproke, nëse do të jetë ose jo pjesë e marrëveshjes së ardhshme në Bruksel

Dialogu Kosovë-Serbi

Bashkimi Evropian, me përkrahjen e Gjermanisë dhe Francës gjithashtu dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë duke provuar që të arrijnë një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë gjatë pjesës së parë të vitit 2023. Kjo marrëveshje po synohet të arrihet përmes të ashtuquajturit plan franko-gjerman e i …

Më shumë...

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare, John Bolton ende mendon se shkëmbimi i territoreve mes Kosovës e Serbisë është veprim i drejtë

John Bolton

Ish-këshilltari për Siguri Kombëtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjatë administratës së Donald Trumpit, zotëriu,  Xhon Bolton  ende mendon që shkëmbimi i territoreve, është veprim i drejtë. Në një paraqitje në medie Bolton ka thënë se nuk ishte ai që e sugjeroi këtë ide, por atë kohë po flitej …

Më shumë...

Driton Selmanaj: Në mediat sllovene e kroate flitet se fushata elektorale e Albin Kurtit është financuar nga paratë e kompanisë sllovene “GEN”

Driton Selmanaj: Është keqinterpretuar deklarata ime e djeshme për Saranda Bogujevcin

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj ka shprehur disa dyshime midis marrëdhënies mes ambasadorit Martin Berishaj dhe Kryeministrit Albin Kurti. Ai tha se në mediat sllovene e ato kroate flitet se fushata elektorale e Albin Kurtit është financuar nga paratë e kompanisë sllovene “GEN” me filialet e saja në Beograd, Sarajevë …

Më shumë...

Ambasadori Hovenier përkujton njëvjetorin e dorëzimit të letrave kredenciale si ambasador i Amerikës në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier

Në njëvjetorin e dorëzimit të letrave kredenciale të tij si ambasador i Amerikës  në Kosovë, Xhefri Hovenier  tha se ndihet  krenar që është pjesë e përpjekjeve amerikane gjatë dekadave për të mbështetur Kosovën. Së bashku me ekipin mbesim të përkushtuar për të avancuar prioritetet e përbashkëta dhe për të mbështetur …

Më shumë...

SPAK ka përfunduar hetimet për shpërthimin e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu

SPAK ka përfunduar hetimet për shpërthimin e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu

SPAK ka përfunduar rihetimet për shpërthimin e Gërdecit dhe ka marrë të pandehur ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, të cilit sot iu komunikua akuza. SPAK e akuzon për shpërdorim detyre, ndërsa Mediu u shpreh se “nuk ka asnjë provë të re” dhe se akuzat sipas tij “janë të njëjta me …

Më shumë...

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se kryeministri, Albin Kurti fajëson të tjerët për dështimet e veta

Abelard Tahiri

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, thotë se kryeministri Albin Kurti fajëson të tjerët për dështimet e veta. Ai në postimin për ‘të arriturat’ në fushën e luftimit të krimit të organizuar e korrupsionit ia atribuoi vetes rezultatet e arritura nga institucionet e agjencive të pavarura në luftimin …

Më shumë...

LDK-ja pyet kryeministrin Kurti, nëse fushata e tij është financuar me mjete të dyshimta të ambasadorit, Martin Berishaj

Lidhja Demokratike e Kosovës ka pyetur kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, nëse fushata e tij është financuar me disa prej mjeteve të dyshimta të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, për të cilin mediat sllovene të hënën e kanë vazhduar hulumtimin. Sipas gazetës, dyshohet se Martin Berishaj, është paguar …

Më shumë...

Albin Kurti: Planin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania ne e kemi pranuar, por Serbia e ka refuzuar atë

Albin Kurti

Kryeministri,  Albin Kurti, duke folur për  planin franko-gjerman ka theksuar sërish se Serbia e ka refuzuar atë ndërsa Kosova e ka konsideruar si bazë të mirë për diskutime të mëtutjeshme. Planin e BE-së të mbështetur nga Franca dhe Gjermania ne e kemi parë si bazë të mirë për bisedime, ndërsa …

Më shumë...

Komiteti i Parlamentit Evropian të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën

Holanda dhe Franca po vazhdojnë ta bllokojnë procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën

Komiteti i Parlamentit Evropian të enjten do ta ketë në rend dite liberalizimin e vizave për Kosovën. Lajmin e ka bërë të ditur eurodeputeti, Thijs Reuten, përmes një postimi Ai ka bërë thirrje për votim.Pas marrëveshjes së shumëpritur me shtetet anëtare të BE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën dhjetorin …

Më shumë...

Angel Gjambaski: Veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit ndaj Kosovës i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit në Ukrainë

Aleksander Vuçiq

Pasi NATO-ja  ka refuzuar kërkesën e Serbisë për vendosje të 1 mijë trupave në territorin e Republikës së Kosovës, euro-deputeti bullgar, Angel Gjambaski, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të respektojë një gjë të tillë. Politikani bullgar tutje ka thënë se veprimet shoviniste të Aleksander …

Më shumë...

Kompania energjetike sllovene “GEN”, ku bënte pjesë edhe Martin Berishaj ka përdorur një taktikë fiskale për të shpërlarë para

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka pranuar kallëzimin penal kundër ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj

Kompania energjetike sllovene “GEN”, e udhëhequr më herët nga kryeministri aktual slloven, Robert Golob, ka përdorur një taktikë fiskale për të shpërlarë parë. Sipas portalit slloven “Prava”, kompania qendrore u ka dërguar para degëve të veta në vende si: Bosnja, Serbia e Shqipëria, dhe më pas ka kontraktuar përmes atyre …

Më shumë...

Vlora Çitaku: Albin Kurti e ka një zor të madh, që po detyrohet ta e mbajë në detyrë, ambasadorin, Martin Berishaj

Vlora Çitaku

Disa medie në Slloveni  kanë raportuar sërish për dyshimet se ka transaksione të tjera të ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj me kompaninë energjetike  të Sllovenisë në Beograd, e quajtur “GEN”. Lidhur me këtë aferë korruptive nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka thënë se kryeministri, Albin …

Më shumë...

Departamenti Amerikan i Shtetit ka reaguar kundër akuzës së kryetarit serb Aleksandar Vuçiq, drejtuar profesorit, Eduard Jozef

DASH: Është koha që Kosova dhe Serbia të jenë fleksibile dhe kreative

Në reagimin e Departamentit Amerikan të  Shtetit kundër akuzës së kryetarit  serb, Aleksandar Vuçiq, drejtuar profesorit, Eduard Xhozef, thuhet nuk ka vend në shoqëritë demokratike për taktika të pista kundër qytetarëve, sikurse ato që janë përdorur kundër profesorit amerikan, nga kryetari serb, Vuçiq. Kohë më parë, gjatë një interviste për …

Më shumë...

Kryetari i Turqisë, Erdoğan, ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës e Serbisë

Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdoğan, tha se ka vazhduar përpjekjet për zbutjen e tensioneve në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, raporton Agjencia Anadolu. Pas një takimi të kabinetit të mbajtur në Ankara, Erdoğan gjithashtu tha se Turqia ka vazhduar përpjekjet për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve politike në Bosnje e Hercegovinë. …

Më shumë...

Opozita u shpreh kundër pjesëmarrjes së dy ministrave të Qeverisë malazeze në shënimin e ditës së Republikës Serbe të Bosnjës

Pjesëmarrja e dy ministrave të Malit të Zi në akademinë solemne të shënimit të ditës antikushtetuese të Republikës Serbe  në Banjallukë shkaktoi reagime të shumta në vend. Partitë opozitare, Bashkësia Islame e Malit të Zi, por edhe një pjesë e madhe e opinionit,  reagoi ashpër pasi ministri i Financave, Aleksandar …

Më shumë...

Koloneli amerikan, Xhefri Fisher, ia ka prezantuar NATO-s katër propozime që duhet t’i ndërmarrë në raport me Serbinë

Vuçiq

Në një shkrim autorial, koloneli amerikan, në pension Xhefri Fisher, ia ka prezantuar NATO’s  katër propozime që duhet t’i ndërmarrë në raport me Serbinë, pas zhvillimeve të fundit në Veri. Sipas tij, Serbia e Vuçiq e njohin vetëm gjuhën e forcës, ndërsa kur sheh dobësi ai kënaqet. Gjëja e parë …

Më shumë...