Aleksander Vuçiq

Angel Gjambaski: Veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit ndaj Kosovës i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit në Ukrainë

Pasi NATO-ja  ka refuzuar kërkesën e Serbisë për vendosje të 1 mijë trupave në territorin e Republikës së Kosovës, euro-deputeti bullgar, Angel Gjambaski, ka thënë se Kosova është shtet i pavarur dhe Serbia duhet të respektojë një gjë të tillë. Politikani bullgar tutje ka thënë se veprimet shoviniste të Aleksander Vuçiqit i ngjajnë atyre të Vladimir Putinit dhe shton se nuk duhet lejuar përshkallëzimi i situatës dhe hapja e një fronti në Ballkanin Perëndimor. Kosova është shtet sovran dhe Serbia duhet ta respektojë këtë. Shovinizmi i Vuçiqit i ngjan veprimeve të Putinit, por nuk duhet të lejojmë përshkallëzimin e konfliktit dhe hapjen e një fronti në Ballkanin Perëndimor”, ka shkruar eurodeputeti bullgar, Gjambaski.

 

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …