Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjes së veturave

Arrestohen dy të dyshuar për përfshirje në dy raste të vjedhjes së veturave

 

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, përkatësisht Stacioni Policor në Gjakovë, në kuadër të angazhimeve të vazhdueshme në parandalimin e dukurive negative, hetimin dhe arrestimin e të dyshuarve për përfshirje në vepra penale, pas një pune intensive operative dhe hetimore kanë arritur të identifikojë dhe të arrestoj dy të dyshuar të përfshirë në dy raste të vjedhjeve të veturave. 

Në dhjetor 2022 nga Stacioni Policor në Gjakovë janë iniciuar dy raste për vjedhje të veturave në qytetin e Gjakovës. Me datën 05.12.2022 ishte vjedhur vetura OPEL Corsa, ndërsa me datën 22.12.2022 vetura VW Golf, raste të paraqitura nga pronarët e automjeteve.

Me datën 07.01.2023 Stacioni Policor në Gjakovë kanë arrestuar të dyshuarit:

  1. A. L., banues në fshatin Carrabreg-Deçan, i lindur në vitin 1992 (shtetas i Republikës së Kosovës) dhe
  2. Sh. K., banues në fshatin Kishnarekë-Drenas, i lindur në vitin 1990 (shtetas i Republikës së Kosovës),

mbi dyshimin se të njëjtit ishin të përfshirë në kryerjen e veprës penale “Vjedhje” në dy rastet në fjalë. Në saje të hetimeve të zhvilluar është arritur të gjendën dhe sekuestrohen edhe të dy veturat e vjedhura.  

Të gjitha veprimet hetimore të ndërmarr janë kryer në koordinim me Prokurorin e Shtetit, me vendimin e të cilit i dyshuari numër një është ndaluar në mbajtje dhe ndaj tij është iniciuar rast për vjedhjen e veturës, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rast “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale”. Veturat e sekuestruara iu janë kthyer ankuesve. 

Kontrolloni gjithashtu

Xhavit Jashari: Me 16 maj 2024, do të bëhet zbulimi i pllakës Shtëpi Bazë e UÇK-së

Për nderë të 25 vjetorit të rënies Heroike të Dëshmorit të Kombit, Fejzullah Hajdaraj pjesëtar …