Deputeti i PDK-së, Elmi Reçica, ka deklaruar se qeveria e tanishme ka për qëllim të zhbëjë atë që është punuar deri më sot, duke përfshirë edhe pavarësinë e Kosovës. Së pari, unë mendoj që kjo qeveri nuk është duke pasur parasysh që para se të vijë në qeverisje dhe para …
Më shumë...Lajmet
Policia e Kosovës ka nisur një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë
Policia e Kosovës ka filluar sot një aksion për sekuestrimin e kamerave të vendosura nga strukturat ilegale në Shtërpcë, komunën me shumicë serbe në rajonin e Ferizajt. Prokurori, Rasim Maloku ka deklaruar për mediet se po e zbatojnë një urdhëresë të Gjykatës dhe të Prokurorisë së Ferizajt për bastisjen e …
Më shumë...Zëvendës-sekretari i delegacionit i NATO-s sot takohet edhe me kryetaren, Vjosa Osmani dhe kryetarin e Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq
Një delegacion i lartë i Këshillit të NATO-s sot do të jetë për vizitë në Kosovë. Zëdhënësja, Oana Lungescu ka bërë të ditur se delegacioni i NATO-s do të jetë në Kosovë më 7 korrik dhe do të udhëhiqet nga zëvendës-sekretari i përgjithshëm, Mirçea Geoana. Zyrtarët e NATO-s do të …
Më shumë...AIP u kërkon institucioneve, medieve dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të veteranëve të UÇK-së
Agjencia për Informim dhe Privatësi iu ka bërë thirrje të gjitha institucioneve, medieve të shkruara dhe elektronike dhe qytetarëve të mos publikojnë lista me të dhënat personale të veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në vendimin përfundimtar që nxjerrin organet e drejtësisë. Agjencia si autoriteti i vetëm i mandatar …
Më shumë...Konsulli, Lulzim Krasniqi, ka bërë të ditur se Ministria e Jashtme e ka shkarkuar nga pozita në Konsullatën e Kosovës, në New York
Konsulli i Republikës së Kosovës, Lulzim Krasniqi, përmes një letre publike ka bërë të ditur se Ministria e Punëve të Jashtme e ka shkarkuar atë nga pozita që mbante në Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës, në New York. Siç shkruan në letrën e tij Krasniqi, lajmi për shkarkim i ka …
Më shumë...Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian
Ambasadori gjerman në Prishtinë Jorn Rohde, ka mirëpritur miratimin e rezolutës për Kosovën nga Parlamenti Evropian dhe fjalimin e Raportueses për Kosovën në Parlamentin Evropian, e cila ka hartuar raportin për Kosovën. Ai tha “Mirëpresim raportin e Parlamentit Evropian dhe këto fjalë të qarta nga Viola von Cramon për liberalizimin …
Më shumë...Shqipëria do të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare, që hyjnë nga Serbia, Kosova e Maqedonia
Qeveria shqiptare ka vendosur që të heqë tarifat doganore për mallrat që kalojnë përmes pikave kufitare shqiptare, të cilat e kanë origjinën e tyre nga Serbia, Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Vendimi vjen në vazhdën e angazhimeve të vendit në procesin e “Ballkanit të hapur” dhe ndihmën që shtetet anëtare …
Më shumë...Bajçinovci i kërkon “dvoboj” Radojçiqit
Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka folur lidhur me videon e postuar nga nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojçiq, ka thënë se ai tani pas ardhjes së LVV-së në pushtet ai nuk mund t’i japë ato deklarata nga qendrat e qyteteve të Prishtinës e Mitrovicës, siç i kishte bërë …
Më shumë...Ahmet Qeriqi: Pse deputetët e Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci e Arbër Rexhaj përkrahin dhe solidarizohen me policin, Enver Smakiqi?
Lajmi se deputetët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, policët e plagosur, Enver Smakiqi e Mërgim Geci, zbulon mjaft mirë prapavijën politike të incidentit në Skënderaj, ku të dytë u lënduan në rrethana, me të cilat po merret Prokuroria e …
Më shumë...Deputetët Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, vizitojnë policin e Albin Kurtit, Enver Smakiqi në QKUK
Deputetët e Vetëvendosjes, Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, policin e plagosur Enver Smakiqi. Me këtë rast, Bajqinovci ka thënë se në cilësinë e deputetëve dhe anëtarëve të Komisionit për Siguri dhe Mbrojtje, së bashku me kolegun tim, Arber Rexhaj vizituam policin …
Më shumë...Deputeti i PDK-së, Ferat Shala, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së si veprim të ligjshëm e të moralshëm
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, kryetar i Komisionit për Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, ka kërkuar shkarkimin e menjëhershëm të bordit të ZRrE-së, dhe ka akuzuar për implikim politik dhe lejim të importit e eksportit të energjisë në kohë krize të kompanive pa licencë. “Kërkesa për shkarkimin …
Më shumë...Deputetët e Vetëvendosjes nuk kanë votuar shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike
Deputetët e Vetëvendosjes nuk do ta votojnë shkarkimin e bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ka thënë shefja e këtij grupi parlamentar, Mimoza Kusari-Lila, pasi sipas saj, kërkesa e LDK-së për shkarkimin e këtij bordi, përveçse nuk e ka pasur arsyetimin e bindshëm, ka shpërputhje dhe mangësi serioze në …
Më shumë...Instituti amerikan “IRI” ka publikuar sondazhin rajonal lidhur me vendet e Ballkanit për vitin 2022
Instituti amerikan “IRI” ka publikuar sondazhin rajonal lidhur me vendet e Ballkanit për vitin 2022. Ndër të tjerash, në këtë sondazh tregohet se sa pëlqehen liderët rajonalë e botërorë nga shtetasit e Kosovës. Në bazë të statistikave të kryera nga janari deri në shkurt të këtij viti, Joe Biden është …
Më shumë...Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, flet për takimin e tij të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel
Kryetari i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka folur për takimin e tij të mundshëm me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Bruksel. Ai ka mohuar se ky takim është caktuar dhe në pyetjen që i është bërë nga gazetarët, Vuçiq ka shfrytëzuar këtë përgjigje për të akuzuar sërish Kurtin se po …
Më shumë...Nuk ka vdekur asnjë i infektuar me virusin korona, janë paraqitur 341 raste të reja, janë shëruar 64 të infektuar
Ministria e Shëndetësisë, duke u mbështetur në të dhënat zyrtare të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga 1 mijë e 165 testime sa janë bërë në nivel vendi, janë paraqitur 341 raste të reja me virusin korona. Gjatë kësaj periudhe …
Më shumë...Lukas Mandl: Kosova ka paguar me gjak për lirinë e saj, BE dhe SHBA kanë ndihmuar vendin që të fitojë pavarësinë
Eurodeputeti austriak, Lukas Mandl, përkrahës i njehur i pavarësisë së Kosovës sa i përket rrugës së integrimeve evropiane dhe procesit të liberalizimit të vizave, ka folur sot në Parlamentin Evropian ku u diskutua Raporti për Kosovën. Mandl ka thënë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor janë të rëndësishme për …
Më shumë...
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
