Ahmet Qeriqi: Pse deputetët e Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci e Arbër Rexhaj përkrahin dhe solidarizohen me policin, Enver Smakiqi?

Ahmet Qeriqi: Pse deputetët e Vetëvendosjes, Mefail Bajçinovci e Arbër Rexhaj përkrahin dhe solidarizohen me policin, Enver Smakiqi?

Lajmi se deputetët e Vetëvendosjes,  Mefail Bajqinovci dhe Arbër Rexhaj, kanë vizituar sot në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, policët e plagosur, Enver Smakiqi e Mërgim Geci, zbulon mjaft mirë prapavijën politike të incidentit në Skënderaj, ku të dytë u lënduan në rrethana, me të cilat po merret Prokuroria e më pas do të merret edhe gjyqi.

Vizita e dy deputetëve ka mundur të mbahej pa u publikuar në medie, po të mos ishte vetë qëllimi politik i vizitës, për të treguar se Enver Smakiqi është polic i Vetëvendosjes dhe i Albin Kurit dhe ky është një ekuacion me disa të panjohura, tani për tani. E tillë, partiake dhe përplot arrogancë ka qenë edhe deklarata e Xhelal Sveçlës, i cili madje kërcënon ata që i quan  “ të fortit” e Drenicës, se  nuk do të jenë edhe më tej mbi ligjin, që do të thotë se deri kur ai ka filluar të qeveris, Drenica paska qenë mbi ligjin.

Edhe kjo deklaratë e ministrit më të pasur të Vetëvendosjes, dhe më të  paaftit e më vulgarit,  i njohur për arrogancë, dhe sulm në institucione, nuk është e rastësishme as vetëm zyrtare, pasi  në përmbajtje e shtjellim jepet për t’ u kuptuar prapavija.

Tashmë opinioni e di mirë se i cilës parti është polici, që do të duhet të ishte i Kosovës, e jo i Vetëvendosjes, as i Xhalalit të Sveçlës, e aq më pak i Albin Kurtit.

Po nuk është ky Enver Smakiqi, rast i veçantë i Vetëvendosjes, as sui generis. I tillë ishte edhe polici që desh lojti nga mendja prej gëzimit kur u arrestua, Hashim Thaçi dhe krerët e UÇK-së, në nëntor të vitit 2020. I njëjtë ka qenë edhe vetëvendosisti nga Gjilani, mbase polic apo ish polic,  i cili kishte thënë se Kosova nuk ka nevojë për Kopsht Zoologjik, pasi e ka Drenicën, një tjetër  se në Drenicë duhet të shkohet vetëm me dy revole, dhe shumë raste të tilla, të trimave të çartur të Vetëvendosjes. Këta trimërinë e tyre po e dëshmojnë në vepër, në fillimin e sundimit të Republikës së Tretë, Republikës së Albin Kurtit, fundi i së cilës, mbase do të rezultojë me Republikën e Katërt e kështu me radhë, sepse dikush po luan guxhas…

Vizita e sotme e dy deputetëve në QKUK,  tregon shumë më tepër sesa rëndomësia e rastit, tregon një prapavijë të rrezikshme, zbulon një kurdisje dhe intrigë për të cilën ka shprehur dyshime edhe i arrestuari për këtë rast, luftëtari i lirisë, eprori i UÇK-TMK-së, Komandanti dhe gjenerali i Gardës së Kosovës, Nuredin Lushtaku, i cili dihet botërisht se çfarë vendimi kombëtar e historik mbajti me rastin e varrimit të Ibrahim Rugovës, njeriut që kurrë nuk e njohu publikisht UÇK-në, që bisedonte gjumë më gju me Milosheviqin në Beograd në maj të vitit 1999, kur  nga Beogradi i kërkoi  NATO-s ndërprerjen e bombardimeve kundër Serbisë, në kohën kur ushtria e policia e Millosheviqit, vrisnin, masakronin, pushkatonin qindra shqiptarë brenda një dite.

Jo të gjithë eprorët e komandantët  e UÇK-së kanë treguar qëndrimin dinjitoz, historik, kombëtar  në mbrojtje të vlerave të luftës, ashtu si Nuredin Lushtaku dhe pikërisht këtu mund ta kenë  bazën hakmarrja kundër tij. Le të jetë ky tash për tash një paragjykim.

Pavarësisht se çka do të vendos gjyqi, pavarësish si lehin disa opinionistë nëpër jugo medie e TV shqipfolëse të Kosovës, që i financon nëntoka e Serbisë,  Nuredin  Lushtaku, është vetë Nuredini i UÇK-së, Nuredini i Adem Jasharit.

Andaj, nëse do të vërtetohet se kjo ka qenë kurdisje e jo përplasje emocionale e rastit në mbrojtje të familjes, atëherë do të zgjidhet ekuacioni politik, matematikor.  Deri atëherë, secili mund të paragjykojë, por rasti në vetvete ende është shumë i koklavitur, derisa ta thotë fjalën e vetë drejtësia, e cila jo vetëm njëherë ka qenë në shërbim të politikës dhe fare, nuk përjashtohet edhe me këtë rast.

Është gabim i pafalshëm, është naivitet  të paragjykohet rasti si “gjah mbi të fortit e Drenicës”. Drenica është krejt e fortë dhe ajo Drenicë që nuk është Ademjasharjane, është Drenica e Hasan veshëve të prerë nga Azem Galica. Ka pasur dhe ka në Drenicë edhe të tillë, ka pasur disa që ne i njohim që u kanë prirë  policëve e milicëve të Millosheviqit në masakrat që serbët kanë kryer në Qirez e Likoshan, në Izbicë e në disa vende të tjera, sepse nuk ka fis pa asnjë pis dhe sepse një dele sado e zezë qoftë nuk e prish dot një kope. Ky konstatim nuk ka të bëjë me policët: Enver Smakiqi e Mërgim Geci, por vizita e Bajçinocvit, trim mbi të gjithë trimat e Vetëvendosjes, megjithatë reflekton për dyshime të caktuara.

Të gjithë ata që mendojnë të përfitojnë politikisht nga ky rast, e ulin dhe e degradojnë vetveten.

Nuredin Lushtaku, pavarësisht kush e urren e kush e do, është emër i radhës së parë të UÇK-së, andaj duhet të përmbahemi nga paragjykimet e naivitetet, derisa rasti të marrë përgjigjen definitive të drejtësisë,  apo “të drejtësisë”.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …