Brickos

Dëmet nga breshëri në fshatrat e regjionit të Vokshit janë të mëdha

Komisioni komunal për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga breshëri i mbrëmshëm, ka vizituar sot disa nga fermerët e dëmtuar në Pobërgjë, Lloqan e Dranoc. Nga ajo çfarë u pa, rezulton se fermerët tanë janë dëmtuar tej mase. Drejtoria e Bujqësisë në komunën e Deçanit i bënë thirrje  Ministrisë së Bujqësisë që të ngrisë një komision vlerësues, dhe së bashku me komisionin komunal të përgatitin raport të detajuar për të gjitha dëmet e shkaktuara e pastaj të ndahet fond i veçantë në mënyrë që fermerët tanë të kompensohen. Të dashur fermerë, ju bëjmë thirrje që më së largu deri ditën e premte t’i paraqitni kërkesat tuaja pranë Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Deçanit.

Mund të jetë një imazh i pemë dhe bar

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …