Lajmet

Policia dështon ta sjellë në gjykatë deputeten Fitore Pacolli, shqyrtohet mundësia e urdhërarrestit

Seanca gjyqësore ndaj deputetes Fitore Pacolli-Dalipi ka dështuar për herë të dytë, pasi policia nuk ka arritur ta sjellë atë me detyrim në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Ajo, së bashku me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, deputetin Salih Zyba dhe ish-deputeten Drita Millaku, akuzohet për hedhjen …

Më shumë...

Qeveria i largon miqtë e sinqertë dhe e zhvendos vendin nga rruga evropiane

Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, është një mike e sinqertë dhe e rëndësishme për vendin tonë. Jo vetëm për shkak të funksionit të saj aktual, i cili është kyç për rrugën tonë drejt Bashkimit Evropian, dhe as vetëm për shkak të lidhjes së saj personale me rajonin, që për ne …

Më shumë...

Më 2 korrik të vitit 1990 u miratua publikisht Deklarata Kushtetuese, e cila shpalli Kosovën republikë

Më 2 korrik të vitit 1990 u miratua publikisht Deklarata Kushtetuese, e cila shpalli Kosovën republikë. Miratimi i kësaj deklarate ishte një akt me rëndësi politike për historinë më të re të Kosovës e të popullit shqiptar. Ky akt politiko-juridik ishte shprehje e aspiratave të popullit të Kosovës për liri …

Më shumë...

Danimarka merr presidencën e BE-së, por aplikimi i Kosovës mbetet në pritje pa zhvillime të dukshme

Nga 1 korriku, Danimarka mori drejtimin e Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian, me një axhendë të ngarkuar politike, por pa hapa konkrete lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE. Edhe pse Kosova e dorëzoi aplikimin që në dhjetor të vitit 2022, ai nuk ka kaluar ende në …

Më shumë...

Gjermania i kërkon Kurtit të ndalë ndërtimin e urave mbi Ibër, paralajmëron përshkallëzim tensioni

Ambasada gjermane në Kosovë i ka bërë thirrje qeverisë në detyrë të Kosovës, drejtuar nga Albin Kurti, që të ndalojë ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në Mitrovicë. Sipas ambasadës, këto veprime pa koordinim mund të shkaktojnë përshkallëzim të situatës në veri të vendit. Gjermania i sugjeron …

Më shumë...

Anu Prattipati: Kosova, vendi më pro-amerikan në botë – Festë dhe përkushtim në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së

E ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati, organizoi një pritje zyrtare për të shënuar Ditën e Pavarësisë së 4 Korrikut. Në fjalën e saj, Prattipati falënderoi të pranishmit dhe theksoi se askund tjetër nuk ka festuar këtë ditë si në Kosovë, “vendin më pro-amerikan në …

Më shumë...

Vlora Çitaku: PDK përgatit ankesë të re në Gjykatën Kushtetuese për bllokadën në konstituimin e Kuvendit

Vlora Çitaku: Kosova e ka humbur trenin për liberalizim në vitin 2016, atëherë kur ishte në pako me Ukrainën e Gjeorgjinë

Partia Demokratike e Kosovës njofton se do të paraqesë një ankesë të re në Gjykatën Kushtetuese lidhur me bllokadën e vazhdueshme në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së dhe deputetja e zgjedhur, Vlora Çitaku, tha se kanë përgatitur lëndën dhe po mbledhin nënshkrime për këtë kërkesë. …

Më shumë...

Anëtari i AAK-së kritikon Qeverinë Kurti për ndërtimin e dy urave në Mitrovicë pa hapur urën mbi Ibër

Arton Demhasaj, anëtar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka kritikuar Qeverinë Kurti për nisjen e ndërtimit të dy urave të reja në Mitrovicë, ndërkohë që ura kryesore mbi lumin Ibër nuk është hapur ende. Demhasaj tha se Qeveria i ka marrë tri vite për të ndërtuar një urë që …

Më shumë...

Nga 1 korriku hyri në fuqi marrëveshja Shqipëri–Itali për njohjen e viteve të punës

Marrëveshja për njohjen e ndërsjellë të viteve të punës mes Shqipërisë dhe Italisë ka hyrë në fuqi nga data 1 korrik 2025. Kryeministri Edi Rama ka vlerësuar këtë marrëveshje si një lehtësi të madhe për mijëra qytetarë shqiptarë dhe italianë që kanë punuar në të dy vendet. Rama theksoi se …

Më shumë...

Shaip Kamberi njofton bojkotimin e punimeve të Kuvendit të Serbisë në shenjë proteste

Shaip Kamberi

Shaip Kamberi, i vetmi përfaqësues i shqiptarëve në Kuvendin e Serbisë, ka njoftuar se do t’i bojkotojë punimet e ardhshme të Parlamentit serb. Ai e ka marrë këtë vendim në shenjë proteste ndaj krizës politike dhe mungesës së vullnetit për respektimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. …

Më shumë...

 OVL-UÇK bën thirrje për përgjegjësi shtetërore: “UÇK-ja nuk luftoi për krizë, por për një Kosovë funksionale”

OVL-UÇK

Organizatat e dala nga lufta – OVL, SHIL dhe SHFD të UÇK-së – së bashku me Shoqatën e të Burgosurve Politikë dhe shoqatën “Lëvizja”, kanë reaguar fuqishëm ndaj situatës së bllokimit politik në vend, duke ngritur alarmin për krizën institucionale që, sipas tyre, po thellohet për shkak të mungesës së …

Më shumë...

Ferat Shala: Raporti i Auditorit konfirmon kolapsin e “Trepçës” – Qeveria dhe menaxhmenti e kanë çuar ndërmarrjen në dëm

Deputeti i PDK-së dhe eksperti i çështjeve minerare, Ferat Shala, ka reaguar pas publikimit të raportit të Auditorit të Përgjithshëm për ndërmarrjen “Trepça”, duke thënë se gjetjet e këtij raporti konfirmojnë të gjitha pretendimet e tij të mëhershme për gjendjen kritike në këtë kompani shtetërore. Sipas Shalës, raporti demanton qartazi …

Më shumë...

Edi Rama nga Shkupi: Kurrë më afër anëtarësimit në BE – në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ndodhet në Shkup ku po merr pjesë në samitin dyditor mes Bashkimit Evropian dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, i fokusuar në zbatimin e Planit të Rritjes për rajonin. Në një prononcim të shkurtër për mediat në nisje të samitit, Rama deklaroi se vendet e Ballkanit …

Më shumë...

Marta Kos: Konsensusi për zgjerim në BE nuk do zgjasë përgjithmonë – Kosova duhet të formojë qeverinë e re

Komisionarja për Zgjerimin e Bashkimit Evropian, Marta Kos, ka dhënë një mesazh të qartë nga Shkupi, ku po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor me BE-në për zbatimin e Planit të Rritjes: tani është momenti për veprim. Nëse vendet nuk lëvizin shpejt, kjo mund të humbasë”, tha Kos. Duke iu referuar …

Më shumë...

Aida Dërguti: Sjellja e Albin Kurtit ndaj Përparim Ramës ishte arrogante si zakonisht

Analistja politike, Aida Dërguti, ka komentuar përplasjen mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, që ndodhi sot gjatë përurimit të një çerdheje në Bardhosh. Dërguti vlerësoi se sjellja e Kurtit ishte arrogante dhe në përputhje me natyrën e tij politike. “Ndonëse gjatë këtyre katër viteve …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Do të shkoj në takim me Osmanin sapo të ftohem

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se do të marrë pjesë në takim me presidenten Vjosa Osmani, sapo të pranojë ftesë zyrtare nga ajo. Pas dështimit të 40-të me radhë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës, Abdixhiku theksoi rëndësinë që presidentja të ketë një qëndrim të …

Më shumë...