Memli Krasniqi:

Memli Krasniqi: “Dimal Basha i përfaqëson Vetëvendosjen ashtu siç janë” – kritikon edhe degradimin e raporteve me SHBA

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka ironizuar kandidimin e Dimal Bashës nga Lëvizja Vetëvendosje për postin e kryetarit të Kuvendit, duke thënë se ai është përfaqësuesi më i mirë i partisë në pushtet. Krasniqi tha se PDK ishte shprehur e gatshme të votojë çdo kandidat që nuk ka qenë pjesë e qeverisë aktuale, për të krijuar një rrugëdalje nga bllokada institucionale. Mirëpo, ai shtoi se nuk e kishin pritur që Vetëvendosje të “degradonte deri në atë nivel sa të propozojë Dimal Bashën”. “Megjithatë, kanë vendosur që ai është më i miri dhe i përfaqëson. Dhe unë besoj përnjëmend që i përfaqëson ashtu siç janë. Sot e kemi kryetar Kuvendi”, theksoi Krasniqi me cinizëm. “Në tërë historinë e këtyre raporteve, jo vetëm pas pavarësisë, por bile edhe para dhe gjatë luftës, ky është degradimi më i madh që ka ndodhur”, u shpreh Krasniqi. Sipas tij, përkeqësimi i marrëdhënieve me SHBA lidhet drejtpërdrejt me veprimet dhe qasjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Ai përmendi si shembull edhe presionin ndaj Gjykatës Kushtetuese, të cilin e konsideroi fushatë kërcënuese nga ana e Kurtit, duke e cilësuar atë si një ndër arsyet kryesore të humbjes së besimit nga partnerët amerikanë.

Kontrolloni gjithashtu

Jakup Nura: Studentët nuk do të bien pre e 100 eurove të Kurtit – Qeveria po e përdor ndihmën për vota

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës , Jakup Nura, ka reaguar ashpër ndaj vendimit të …