Lajmet

Mark Rutte: Dialogu Kosovë-Serbi temë e pashmangshme në Samitin e Tiranës

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë do të jetë temë e pashmangshme në Samitin e Komunitetit Politik Evropian që po mbahet sot në Tiranë. Para mediave, Rutte theksoi rëndësinë e stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe rolin e KFOR-it në Kosovë dhe …

Më shumë...

Jorn Rohde për ngërçin politik në Kosovë: Nëse lojtari dështon, duhet ndërruar

Ambasadori i Gjermanisë në Prishtinë, Jorn Rohde, ka deklaruar se vendi i tij fatkeqësisht ka ulur bashkëpunimin me Kosovën në disa sektorë. Kështu

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar në lidhje me ngërçin politik që ka përfshirë vendin, pas dështimit për të 16-tën herë radhazi të konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Gjatë një aktiviteti të organizuar për Ditën e Gjuhës Gjermane, Rohde u pyet mbi atë se çfarë zgjidhjeje sheh …

Më shumë...

Lumir Abdixhiku: Kosova pa institucione dhe nën sanksione, ndërsa Evropa zbarkon në Tiranë

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, ka reaguar ashpër ndaj situatës politike në vend, në një ditë kur liderët evropianë po zhvillojnë samitin e tyre në Tiranë. Ai ka shprehur shqetësimin se Kosova po mbetet prapa, pa institucione funksionale dhe ende nën masa sanksionesh nga Bashkimi Evropian. Abdixhiku …

Më shumë...

PDK akuzon Qeverinë Kurti për izolim dhe stagnim evropian: Kosova po humb mundësi historike

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka akuzuar Qeverinë Kurti për bllokadë institucionale dhe stagnim në rrugën drejt integrimit evropian. Në një konferencë për media, ajo tha se Kosova ka humbur për herë të dytë mundësinë historike për anëtarësim në Këshillin e Evropës për shkak të “veprimeve të papërgjegjshme dhe arrogante” …

Më shumë...

BDI: Përjashtimi i shqiptarëve nga Arkivi Shtetëror ngjall shqetësim për diskriminim

Në Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut janë punësuar 14 persona të rinj, të gjithë maqedonas dhe asnjë shqiptar, duke shkaktuar reagime të forta. Kjo disbalancë etnike po shihet si pjesë e një përjashtimi sistematik të shqiptarëve nga institucionet shtetërore. Për herë të parë që nga Marrëveshja e Ohrit, as …

Më shumë...

Kaja Kallas konfirmon vizitën në Kosovë javën e ardhshme: Dialogu Kosovë-Serbi në fokus

Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, ka konfirmuar se do të vizitojë Kosovën javën e ardhshme. Deklarata e saj u bë gjatë qëndrimit në Tiranë, ku po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian. Kallas tha se vizita është e planifikuar dhe pritet të realizohet brenda javës që vjen. …

Më shumë...

Hykmete Bajrami: Kemi krizë institucionale dhe mafi energjetike

Sipas të dhënave të fundit nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, importi i energjisë ka shënuar rritje të ndjeshme në vitet e fundit. Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar duke kritikuar Qeverinë Kurti për varësinë në rritje nga importi dhe menaxhimin e dobët të sektorit energjetik. Ajo thekson se …

Më shumë...

Pjetër Shala kërkon anulimin e dënimit me 18 vjet burgim për krime lufte në Apelin e Hagës

Pjetër Shala

Pjetër Shala, i cili u dënua me 18 vjet burgim nga Gjykata speciale në Hagë për krime lufte, ka kërkuar anulimin e këtij dënimi në seancën e parë të apelit. Mbrojtja e tij ka argumentuar se vendimi i shkallës së parë është i pavlefshëm, pasi për dënimin janë përdorur deklarata …

Më shumë...

Altin Krasniqi: Harresa ndaj çlirimtarëve është goditja më e rëndë ndaj shtetësisë së Kosovës

Deputeti Altin Krasniqi, njëherësh djali i Jakup Krasniqit, ka shprehur shqetësimin e tij për harresën e shtetit ndaj atyre që sot po gjykohen në Hagë, duke i quajtur ata çlirimtarë të Kosovës. Ai ka theksuar se kjo harresë nuk është vetëm një gabim historik, por një goditje e rëndë ndaj …

Më shumë...

Artan Behrami informon kongresmenin Keith Self për padrejtësitë në Hagë dhe situatën në Kosovë

Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar një takim me kongresmenin Keith Self, Kryesues i Nën komitetit për Evropën në Komisionin e Punëve të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve. Behrami ka informuar kongresmenin për shqetësimet e qytetarëve të Kosovës lidhur …

Më shumë...

LDK propozon qeveri gjithëpërfshirëse kalimtare për zgjidhjen e krizës politike dhe institucionale

Pas takimit të mbajtur me presidenten Vjosa Osmani, Kryesia dhe Grupi Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë dalë me një deklaratë për krizën politike dhe institucionale që ka mbërthyer vendin për tre muaj. LDK ka theksuar se situata aktuale është pasojë e paaftësisë së partisë së parë për të …

Më shumë...

Memli Krasniqi kundër koalicionit me VV-në: Dallojmë në gjithçka

Memli Krasniqi thotë se nuk jemi opozitë e llojit të Vetëvendosjes, snuk vijmë në pushtet me anë të dhunës

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka theksuar se nuk ka mundësi për një koalicion të mundshëm me Lëvizjen Vetëvendosje. Ai ka shprehur qartë se përgjigjja e tij është “JO”, duke shtuar se hendeku mes dy partive është shumë i thellë. Krasniqi ka shpjeguar se dallimet mes PDK-së dhe VV-së janë …

Më shumë...

Besa Ismaili: Gërvalla ishte pengesë për ndërtimin e aleancave të qëndrueshme të Kosovës

Ish-deputetja Besa Ismaili ka kritikuar ashpër Donika Gërvallën për dështimin e saj në ndërtimin e aleancave ndërkombëtare dhe ka theksuar se ajo ka qenë një pengesë për diplomacinë dhe politikën e jashtme të Kosovës. Sipas saj, diplomacia nuk është art i përçarjes, por i ndërtimit të urave, art që presidenti …

Më shumë...

Sir Keir Starmer në Tiranë: Evropa është e bashkuar dhe e fortë, është privilegj të jem këtu

Kryeministri britanik, Sir Keir Starmer, ka zhvilluar një konferencë të përbashkët me homologun e tij shqiptar, Edi Rama, gjatë vizitës në Tiranë, ku theksoi se është një privilegj për të të jetë në Shqipëri. Ai foli për Samitin e Komunitetit Politik Evropian, duke theksuar se ky samit po dërgon një …

Më shumë...

Takimi i liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani pa rezultat konkret

Takimi i liderëve të partive politike me presidenten Vjosa Osmani për përpjekjet drejt konstituimit të Kuvendit të Kosovës ka përfunduar pa ndonjë marrëveshje konkrete. Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, tha se në takim u diskutua për të identifikuar një kandidat të pranueshëm për kryetar të Kuvendit, i cili do të …

Më shumë...

Prokuroria e gjykatës speciale e Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për kryetarin Hashim Thaçin

Gjykata speciale në Hagë ka kërkuar më 14 maj 2025 vazhdimin e paraburgimit për ish-presidentin Hashim Thaçi, i cili ndodhet në paraburgim që nga nëntori 2020. Kërkesa lidhet me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë, krahas atyre për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Sipas Prokurorisë, ekziston rrezik i …

Më shumë...